• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dalin dokumentet: Ja si ministri i Berishës shprehte kundërshtinë ndaj Rugovës në takimin me Sekretarin e Shtetit, Christofer!

February 21, 2022
in Aktualitet

Në emisionin “Fokus” nga Robert Papa, te kanali MCN, kishte një segment për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Alfred Serreqi në SHBA më 8 maj 1996.

Për herë të parë jepen materialet nga Departamenti Amerikan i Shtetit: “Sekretari u takua me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Serreqi më 8 maj. Serreqi foli për përgatitjet për zgjedhjet dhe dha garanci se do jenë të ndershme dhe të lira.

Ai shprehu shqetësimin për dhunën në Kosovë dhe shprehu kundërshtinë ndaj liderit shqiptar, Ibrahim Rrugova. Serreqi shoqërohej nga Leonard Demi dhe Ferit Hoxha. Në takim ishte i pranishëm asistent Sekretari Perina dhe drejtori Suigert. Takimi gjati 40 minuta. Serreqi ishte në Amerikë për një vizitë të shkurtër për trajtim mjekësor dhe mbas takimit u nis direkt për Shqipëri.

Sekretari e nisi takimin duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë kishte nominuar Mariza Linon për ambasadore, zëvendës sekretare ekzekutive që kishte punuar ngushtë me sekretarin. Sekretari kishte vlerësim shumë të lartë për Linion”. Serreqi shprehu kënaqësinë për nominimin e Mariza Linos dhe shpresoi që ajo të vinte shpejt.

Sekretari tha se i kishte thënë Sekretari i Mbrojtjes, William Perry për takimin e suksesshëm ministeral të Ballkanin Juglindor që u mbajt në Tiranë. Sekretari tha se shpreson ta takojë Serreqin në Konferencën e Sigurisë në Berlin, por Serreqi nuk ishte i sigurt. (Serreqi sqaroi se ai do jepte dorëheqjen sido që të dilnin zgjedhjet). Lidhur me zgjedhjet, Sekretari tha se qeveria duhet t’i organizojë ato në mënyrë sa më transparente. Serreqi garantoi se kështu do të ngjasë.

Duke folur për Kosovën, Serreqi tha se shtypja e popullsisë shqiptare nuk është vetëm problem i të Drejtave të Njeriut, por kërcënon sigurinë e rajonit. Sekretari tha se politikat e mos dhunës janë vendimtare. Si kusht për SHBA dhe Europën është që të mbështesin Ibrahim Rrugovën.

Sekretari tha se mbështetja është ndaj politikave të tij të ndryshimit paqësor. Serreqi pranoi, por kishte frikë se Rugova po humbte autoritetin në sytë e shqiptarëve etnikë përballë shtypjes serbe. Sekretari mbështeti dy shtyllat e Serreqit për një fare autonomie më shumë dhe më të mirë për shqiptarët.

Next Post

Spartak Ngjela: SHBA s’do dorëzohet derisa Berisha të arrestohet, çudi që ithtarët i shkojnë pas një të inkriminuari, u vranë 4 persona në bulevard

Frrok Çupi: Mosshkarkimi i presidentit nga Kushtetuesja atentat ndaj qytetarëve dhe ligjit, Meta po përdor Kushtetutën si letër bakalli

Fatos Klosi: Berisha komunist i devotshëm, s’ka lidhje me rrëzimin e bustit të Hoxhës, ja pse Meta duhej shkarkuar dhe rreziku rus

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved