• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

DASH/ Amerika asnjë tërheqje nga reforma në drejtësi: Janari 2019 “muaj ferri” për hajdutët me pushtet

October 31, 2018
in Aktualitet, Kryesore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar reprezalje në politikën shqiptare. Pas deklaratës së zv/ambasadorit Daniel Koski, edhe vetë Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të qartë se nuk do ketë asnjë tolerim ndaj të korruptuarve në administratë dhe politikën shqiptare. Senati amerikan ka vulosur planin e asistencës për Shqipërinë gjatë vitit 2019 dhe fokusi kryesor është reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit. Sipas një dokumenti të DASH, amerikanët vitin që vjen do të akordojnë rreth 6.5 milionë dollarë fonde, një pjesë e të cilave do shkojë për SPAK dhe BKH.

Ambasadorë, eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë gjithmonë kanë kërkuar ngritjen e SPAK, por asnjëherë nuk ka pasur një datë fikse për ngritjen e saj. Por së fundmi janë dhënë sinjale se viti 2019 do sjellë goditje në nivele të larta. Gazeta ka bërë të ditur sot se është zhbllokuar KLP, ndërkohë që dhe për amerikanët viti 2019 do sjellë zyrtarizimin e SPAK. “SHBA do të ndihmojnë në ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve, gjykatësve e hetuesve për zbulimin, hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë.

Do të ketë asistencë në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili do të mbikëqyrë punën e prokurorëve në zbatim të standardeve etike dhe profesionale. Me anë të trajnimit dhe mbikëqyrjes së specializuar, fondet do të mbështesin krijimin dhe vënien ne punë të Byrosë Kombëtare të Hetimit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në një dokument të DASH. Po ashtu më tej bëhet e ditur se do të punohet fort që reforma në drejtësi të zbatohet deri në fund. “Këto programe do të ndihmojnë menaxhimin, trajnimi, politikat dhe reformën institucionale në sektorin e drejtësisë dhe rendit ligjor”, thuhet aty.

Bie plani PD-LSI

Fakti që amerikanët e kanë fokusin te lufta ndaj korrupsionit, ngritja e SPAK dhe zbatimi i reformës, tregon qartë se qëndrimi amerikan nuk ka ndryshuar. Shpresat e PD dhe LSI ishin se me largimin e ambasadorit Donald Lu ambasada do ndiqte një tjetër politikë. Madje Basha propozoi zhbërjen e reformës dhe nisi lobimet për të goditur Donald Lu, duke e akuzuar si të lidhur me Soros. Me këtë dokument i gjithë plani i opozitës bie totalisht. SHBA do të punojë fort që SPAK e BKH të ngrihen, ndërsa më pas do të ketë luftë ndaj korrupsionit.

Gazeta e ka thënë se godina e Byrosë Kombëtare të Hetimit është gati, ndërsa SPAK do jetë te godina e Krimeve të Rënda. Pra ambientet janë siguruar dhe ajo që nevojitet janë vetëm pajisjet që do të sjellë FBI dhe Bashkimi Europian. Ndryshe nga sa politika shqiptare po përpiqet që të vonojë sa më shumë SPAK dhe BKH, për amerikanët vitit 2019 do të sjellë ndryshime të shumta në vendin tonë. Plani është që rreth muajve janar ose shkurt SPAK dhe BKH të jenë gati. Fillimisht do ngrihen KLP e KLGJ dhe më pas menjëherë nisi ngritja e SPAK. Më herët ishte zv/ambasadori amerikan që bëri një deklaratë të fortë, ndërsa tani e mbështet dhe DASH. Kjo tregon se era e arrestimeve po afron. /Kliti Topalli

Next Post

Qëndrimet e opozitës të turpshme: Policia u përball me një terrorist! Grekët në Shqipëri kanë bërë gjithmonë sipas qejfit

Rregullat e reja për deputetët: S’ka më atlete, shalë dhe gjoks jashtë për të hutuar kolegët!

Stresi në burg, vjehrra e tij hedh valle

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved