• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 3, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

DASH publikon raportin për klimën e biznesit: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme! Përmbush standardet mbi transparencën fiskale dhe detyrimet e borxhit

September 28, 2025
in Aktualitet

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025. Raporti vlerëson se situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike.

Dash vlerëson gjithashtu se inflacioni ka pësuar një rënie të ndjeshme në 2024-ën në 2.2% duke mbetur brenda objektivave të Bankës së Shqipërisë. Po ashtu edhe uljen e borxhit publik në 55 përqind në vitin 2024, falë konsolidimit fiskal dhe politikës monetare të kujdesshme.

“Situata makroekonomike e Shqipërisë është e qëndrueshme. Në vitin 2024, rritja ekonomike arriti në 4 përqind, e nxitur nga rritja e fuqishme në sektorët e turizmit dhe pasurive të paluajtshme dhe politikat e kujdesshme makroekonomike. Inflacioni ra nga kulmi i tij prej 6.73 përqind në vitin 2022 në 2.2 përqind në vitin 2024, duke mbetur brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 2-3 përqind. Raporti i borxhit të brendshëm bruto ndaj PBB-së u ul nga 75 përqind në vitin 2021 në 55 përqind në vitin 2024, falë konsolidimit të qëndrueshëm fiskal, politikës monetare të kujdesshme, vlerësimit të monedhës vendase dhe”, thuhet në raport.

Megjithatë DASH thekson se pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së qëndrueshme të demonstruar nga ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së pandershme, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit, produktivitetit të ulët dhe informalitetit të lartë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së BE-së thotë DASH, dhe për t’iu afruar nivelit të ekonomisë së BE-së, vendi duhet të ndërmarrë reforma të thella strukturore.

Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial për investime të huaja në shumë sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, bujqësinë apo edhe teknologjinë. Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të larta të investimeve të huaja direkte. Këto investime nga SHBA, thuhet në raport, përbëjnë një pjesë të vogël, por në rritje.

DASH raporton se falë kuadrit ligjor të shëndoshë Shqipëria ka përparuar në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke digjitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike.

Përsa i përket mjedisit politik dhe sigurisë Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se ‘Dhuna politike është e rrallë dhe mjedisi i sigurisë është i qëndrueshëm’. Zgjedhjet kombëtare të majit 2025 ishin paqësore. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe mban marrëdhënie miqësore me vendet fqinje.

Raporti nxjerr në pah si problem informalitetin e lartë në sektorin e biznesit, i cili po dëmton ndjeshëm konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pavarësisht qëndrueshmërisë dhe rritjes së vazhdueshme që ka treguar ekonomia shqiptare në vitet e fundit, zhvillimi ekonomik i saj mbetet i brishtë për shkak të korrupsionit të përhapur, krimit të organizuar, konkurrencës së shtrembëruar, mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktivitetit të ulët dhe një sektori të madh informal.”, thuhet në raport.

Next Post

Ankandi i pazakontë i PD-së për kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Dy italianë, dy viktima: “Besa” shqiptare që po vret invetimet e huaja dhe turizmin

Policia drejt zbardhjes së krimit! Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, konflikti për dritat e makinës i mori jetën

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved