• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Dembelizmi si “vrasës” i protestës së opozitës

January 26, 2018
in Blog
        
 

Nga Flogert Muça

Që nga dita e parë kur ju dhurua Partia Demokratike për ta drejtuar, Lulzim Basha nuk ka bërë kurrë një opozitë që të quhet e tillë. E vetmja gjë që e ka bërë mirë, ka qenë sherri brenda PD-së, listat si i deshti vetë dhe vendosmëria për të mos dalë kurrë nga Tirana për në ndonjë qytet, qytezë apo larg o zot fshat të Shqipërisë. Përjashtim këtu bën Hollanda, ku lideri demokrat e ka si shtëpinë e tij të dytë, në të gjitha kuptimet.

Kjo mënyrë drejtimi që ka zgjedhur të bëjë Lulzim Basha e çoi Partinë Demokratike në pikiatë dhe e tkurri në numra të papërfillshëm në parlament. Vetë partia e tij sot është e ç’organizuar deri në atë pikë, saqë në zgjedhje mbi 150 mijë demokratë refuzuan të dalin në votime. Natyrisht, ky ishte një lajm i mirë për të gjitha partitë e tjera.

Prej ditësh Basha dhe Kryemadhi kanë lajmëruar një protestë që do të mbahet nesër në orën 12:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  E vetmja gjë që kanë bërë që të bindin qytetarët t’i ndjekin nga pas nesër, janë daljet televizive në secilin prej tyre. Me orë të tëra në media duke kërkuar që në datën 27 janar, populli t’i ndjekë nga pas. Përjashto disa takime partie modeste nëpër sallat e këshillave bashkiakë në Kavajë e Kamëz, pjesa tjetër ka qenë një terr.

Dembelizmi i kësaj opozite për të dalë dhe shkelë, dëgjuar e parë çdo fshat të Shqipërisë e më pas për të ndërtuar një platformë, është në fakt edhe ajo ç’ka simbolizon tubimin e nesërm. Lidershipi i të dy partive kryesore opozitare nuk ka dhënë asnjë alternative ndryshe për shqiptarët. Nuk kanë as  denjuar ta ngrenë fundshpinën nga karriget e tyre në Tiranë për ta zhvendosur atë nëpër fshatrat e qytezat e Shqipërisë. Thënë ndryshe, nuk e njohin Shqipërinë e kësilloj nuk kanë sesi të kenë një alternative për vendin tonë hallemadh.

Edhe thirrja e militantëve në Tiranë, duke vënë autobuzë në dispozicion, është dëshmi e një filozofie dembelizmi të paprecedentë. Lideri aktual i demokratëve e ka treguar se është kampion në këtë fushë, por nuk ngelet pas as LSI, parti e cila në tetë vite ka marrë ‘qyl’ pushtet dhe në fund ka deklaruar se nuk ka asnjë përgjegjësi për qeverisjen.

Sot ndodhemi përballë një opozite që përpos qëndrimit e tyre kundër SHBA-BE, përpos qëndrimit kundër reformës në drejtësi, përpos tkurrjes së madhe që kanë në elektorat, i bashkon edhe dembelizmi për të shkuar në çdo derë shqiptari për të dëgjuar e më pas ndërtuar një alternativë qeverisëse.

Protesta e nesërme mund të ketë militantë që kanë ditë që organizohen me çdo mjet për të mos u turpëruar Basha e Kryemadhi në bulevard, por, ajo protestë nuk ka frymë sepse nuk ka realitetin brenda. Nuk ka atë realitet që Basha e Kryemadhi përtojnë të shkojnë e ta njohin, ndaj i kanë rënë shkurt duke thirrur militantët në shesh për të  kërkuar sigurinë e tyre nga reforma në drejtësi. Përtacëria e tyre është ‘vrasësja’ më e madhe e protestës!


        
 
Next Post
epa04606546 US Investor George Soros arrives at the 51st Security Conference at the Hotel Bayerischer Hof in Munich, Germany, 06 February 2015. During the Security Conference, several dozen Heads of State or Government, Foreign and Interior Ministers meet.  EPA/ANDREAS GEBERT

Xhorxh Soros: Google dhe Facebook po pengojnë inovacionin!

Gruaja e presidentit Meta, njëherësh komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë kërcënon me grusht shteti. Arta Marku duhej të kishte marrë nën hetim sot

Bëri lëmsh gjithë Greqinë, çfarë do të bëj tani këngëtarja fierake që mohoi Shqipërinë?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In