• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Detaje nga shpërthimi në Zubin-Potok: Ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete

November 30, 2024
in Diaspora

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla e ka quajtur sulmin në Zubin Potok akt terrorist, ku për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Para gazetarëve ai ka bërë të ditur se aktualisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete të vendit, si dhe për KEK-un.

Sipas tij, qëllimi i Serbisë tashmë është i qartë – pamundësimi i shërbimeve elementare për qytetarët dhe shkaktimi i frikës në masë.

Ai e ka quajtur incidentin e së premtes në mbrëmje, si aktin më të madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Si rezultat i një akti terrorist, një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit e cila është cilësuar si infrastrukturë kritike, është dëmtuar seriozisht. Nuk dihet ende sasia e saktë e eksplozivit, por sipas ekspertëve të policisë së Kosovës, të cilët pritet të ndihmohen edhe nga ekspertë të KFOR-it, flitet për rreth 15 kilogramë eksploziv…

Momentalisht ka ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për KEK-un. Momentalisht janë duke u shfrytëzuar rezervat aktuale, por po punojmë që ekipet e angazhuara nga Ibër-Lepenci, KEK-u, ta sanojnë gjendjen, që do të mundësonte KEK-ut të furnizohet me ujë, që është e domosdoshme për funksionimin normal të turbinave të Kosovës A dhe B.

Po ashtu prej Ibër-Lepencit furnizohen Zubin Potoku, Mitrovica e Jugut, Veriut, Vushtrria, Drenasi, një pjesë e Prishtinës dhe e gjithë Fushë Kosova. Qëllimi tashmë është i qartë, defunksionimit të jetës në këtë rajon, pamundësimi i shërbimeve elementare dhe shkaktimi i frikës në masë…

Është mesazh për gjithë Kosovën, është mesazh shpresoj edhe për partnerët tanë, se elementet terroriste nuk dëshirojnë që paqja të sundojë në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Ata tashmë po deklarojnë se nuk do të ndalen… Është mund të themi lirisht akti më i madh ndaj infrastrukturës kritike që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, ka thënë Sveçla./ Kosova Press

Next Post

VIDEO/ Skandal, polici në Maqedoninë e Veriut heq flamurin shqiptar nga shtylla dhe e hedh në tokë

Flamuri maqedonas digjet gjatë festimeve të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë! Zëri i Amerikës: 8 në pranga! Ja reagimet e partive kryesore në RMV

Të kthehesh në Atdhe apo të jetosh jashtë? Rama në podcastin “Flasim”: Në Shqipëri punohet për të jetuar, nuk jetohet për të punuar! Qytetarët kanë jetë sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved