• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Detaje tronditëse pas vrasjes së 5-vjeçares nga nëna/ ‘Donte më shumë të dashurën e babait’!

June 15, 2022
in Bota

Zbulohen detaje tronditëse për vrasjen e 5-vjeçares në Itali.

Një vrasje makabre dhe e pamëshirshme.

Vogëlushja 5-vjeçare nga katania ishte qëlluar disa herë me thikë në qafë dhe në shpinë.

Më pas 23-vjeçarja mori trupin e vogël, e futi në çanta të zeza dhe e varrosi në tokë pranë shtëpisë së saj.

Martina Patti u dorëzua dhe pranoi krimin pasi u mor një natë të tërë në pyetje.

Ajo pranoi se e kishte vrarë fëmijën pasi e kishte marrë nga kopshti në Tremestieri Erneo dhe inskenoi rrëmbimin e saj nga persona të armatosur.

Por motivi mbetet i paqartë.

“Është sikur të thoshte; e bëra, por nuk e di pse”, shpjegojnë karabinierët.

Për hetuesit, megjithatë, ekziston një hipotezë: xhelozia.

Xhelozi kundër ish-burrit Alessandro Del Pozzo, 24 vjeç dhe afeksionin që Elena tregonte për partneren e re të babait të saj.

Hetimet nxorën në dritë një “pamje të trishtë familjare”: pas menaxhimit “në dukje të qetë” të fëmijës, fshiheshin tensione dhe sherre.

Një zemërim që do të vlonte brenda Martinës deri në atë pikë sa ta çonte atë të paramendonte krimin me një plan të studiuar në detaje.

“Shkëndija” mund të ishte mbrëmja e Elenës me gjyshërit e saj nga babai dhe lumturia që vajza e vogël tregoi duke u takuar me gruan që mund të bëhej gruaja e re e babait.

Një mbrëmje para se të vritej, vogëlushja kishte fjetur me gjyshërit. Të nesërmen në mëngjes halla e saj e shoqëroi në kopsht dhe nëna e saj e mori në orën 13:30 dhe u kthye në shtëpi në Mascalucia.

Më pas Martina Patti doli sërish me makinën, për tu kthyer shumë shpejt. Pikërisht në këtë periudhë kohe u krye krimi midis shtëpisë dhe tokës së braktisur 600 metra larg, ku nëna varrosi trupin e vogël që ishte fshehur në pesë qese të zeza plastike. Trupi i vogëlushes ishte gjysmë i varrosur dhe nëna kishte përdorur një lopatë dhe një kazmë që e mbanin në kopsht.

Më pas ajo njoftoi prindërit dhe babain e vogëlushes për rrëmbimin e rremë. Së bashku me nënën dhe babain e saj 23-vjeçarja shkoi në komisariat për të raportuar ngjarjen.

Por e vënë nën presion për orë të tëra nga hetuesit, ajo rrëfeu se e kishte vrarë vogëlushen.

Mësohet se arma që kishte përdorur ishte një thikë kuzhine, por nuk u gjet. Një ekzaminim fillestar i kryer nga mjekja “zbuloi plagë me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Prokuroi urdhëroi një autopsi për të përcaktuar se si vdiq fëmija.

Next Post

Mesazhi prekës i Ronaldos për Marcelon: Vëllai që më dha futbolli!

Ndodh një herë në jetë: Shihni të gjithë planetët në të njëjtën kohë këtë qershor

Vuçiç ironi me BE: "Mezi po pres" liberalizimin e vizave për Kosovën por si do e bëni?!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved