• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Deti” në Hagë, Myslim Pashaj: Kam më shumë besim te gjykata se te teknikët shqiptarë

October 20, 2020
in Blog

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese komentoi në një intervistë për ABC News vendimin e ri të dy vendeve për t’iu drejtuar Hagës për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai u shpreh se vizita e ministrit të Jashtëm grek në Tiranë ishte me interes, por shton se nuk arrin që të kuptojë se përse u shkua kaq shpejt në Hagë, ndërsa dy vendet vijuan negociatat për dy vite.

“Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri pritej me interes. Por nuk e di se përse nuk u ezauruan të gjitha shkallët, pasi u negociua për më shumë se dy vite për çështjen e kufirit detar, por palët shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës” tha ai.

Tashmë që përballja nuk do të jetë më direkte mes palëve, por do të jetë Gjykata e Hagës që do të vendosë, Pashaj pikën e dobët e shikon te grupi i teknikëve shqiptarë.

“Domosdo më shumë besim kam te teknikët e gjykatës së Hagës, që bazohen te e drejta ndërkombëtare, sesa te teknikët që do të përbëjnë grupin shqiptar.

Plus që një rol të rëndësishëm luan edhe avokati, por edhe lobimi. Duhet të mbrohet vendimi i gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen me Greqinë në 2009” tha ai.

Por a do të kërkojë kjo shumë kohë? “Jo, puna është te njerëzit, teknikët dhe materiali që ata do të paraqesin. Një problem në vete për shembull është Gjiri i Sarandës.

Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë duhet të përbëhet nga njerëz shumë të aftë që e njohin çështjen, por duke parë atë që ka ndodhur nga viti 2009 dhe këtej në këto 11 vite nuk kam besim” tha ai.

I pyetur nëse është e nevojshme një ekspertizë nga një palë e tretë për të ndihmuar, ai e mohoi. “Fokusi duhet të jetë te teknikët dhe avokati që do të na përfaqësojë në Hagë, ku tashmë do të vendoset përfundimisht për detin” përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e njoftuan sot vendimin që për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Next Post

Basti i madh i Ramës jashtë e brenda Shqipërisë (kryeministri i ka lënë sërish të gjithë pas, të habitur dhe me duar ne xhepa)

Shefi i truprojeve të Hoxhës, Sulo Gradeci: Andi Bushati e çlodhte dhe e përtërinte Enver Hoxhën

Bilushi i Metës zbulon amanetin e Skënderbeut për Ilir Metën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved