Jamarbër Malltezi, ka uruar vjehrrën e vet Liri Berisha, për ditëlindjen.
Ai thotë se ajo jeton vetëm me pension, pavarësisht se ka një shoqatë për autizmin.
Sipas tij, Liri Berisha, e shpallur non grata nga SHBA, është shembull për kombin shqiptar.
“Dita e presidentes me page 0 lek! Krijoi me vullnet, perkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendren Rajonale te Autizmit.
Mjekoi mijera femije gjjthe jeten, u kujdes per qindra femije e familjet e tyre te perballen me autizmin dhe shume prej tyre te integrohen ne shoqeri, si edhe mundesoi kualifikime per qindra profesioniste te rinj. Per te gjitha keto paguhet 0 leke.
Nje presidente fondacioni qe pagen e ka 0 lekë dhe jeton me pensionin e vet!
Prania dhe forca e virtutit te saj ka vite qe apelon shumekend te ndihmojme femijet me autizem.
Ndihma qe cdokush jep per trajtimin e ketyre femijeve tejkalon shume here pensionin qesharak te presidentes se fondacionit.
Por eshte njeriu i vetem ne Shqiperi qe njoh qe gezohet kur ndihmojme femijet e nuk pranon ndihme per vete!
Botoi librin “Nene Tereza ne jeten time” si per te treguar burimin e frymezimit dhe busullen morale.
Lavdia e saj nuk ka nevoje per asgje, e jona si komb ka nevoje per kete shembull te jashtezakonshem.
Gezuar ditelindjen Lili! Shendet dhe mbaresi te urojme te gjithe qe te njohim dhe qe na ke ndikuar te behemi me te mire”, shkruan Malltezi.