• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Monday, September 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Donald Trump: Presidenti i parë në historinë amerikane ndaj të cilit janë kryer dy tentime për largim nga zyra

January 14, 2021
in Bota

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve kanë miratuar të mërkurën rezolutën për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të rolit të tij në sulmin ndaj Kongresit nga një turmë e mbështetësve më 6 janar.

Trump është presidenti i parë në historinë amerikane ndaj të cilit janë kryer dy tentime për largim nga zyra. Rezoluta për shkarkim është miratuar nga 232 ligjvënës, derisa 197 të tjerë kanë votuar kundër.

Përveç demokratëve, dhjetë republikanë kanë votuar po ashtu në të mirë të shkarkimit të Trumpit. Pas këtij hapi, Senati do të duhet të zhvillojë një seancë gjykimi, çka potencialisht mund t’ia ndalojë Trumpit edhe kandidimin e sërishëm për president.

Dy të tretat e Senatit, të udhëhequr nga republikanët, nevojiten për të dënuar dhe larguar Trumpin nga zyra, që nënkupton se të paktën 17 republikanë duhet t’iu bashkohen demokratëve kundër presidentit në Senatin me 100 ulëse.

Lideri i shumicës në Senat, republikani Mitch McConnell, i ka thënë demokratit Chuck Schumer se ai nuk ka gatishmëri për të organizuar seancë urgjente për të shqyrtuar largimin e Trumpit nga zyra, pas përfundimit të procedurave në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë një zëdhënës i McConnellit.

“Teksa shtypi është mbushur me spekulime, ende nuk kam vendosur se si do të votoj dhe synoj të dëgjoj argumentet ligjore kur të prezantohen në Senat”, ka thënë ai.

Përgjatë debatit për shkarkim të Trumpit demokratët kanë pyetur disa herë ligjvënësit se në “cilën anë të historisë” dëshirojnë të jenë.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka paralajmëruar për mundësi të organizimit të “protestave të armatosura” nëpër SHBA, teksa zhvillohet inaugurimi i presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 janar.

Teksa është diskutuar për shkarkim, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë në emër të Trumpit, i cili ka bërë thirrje për qetësi.

“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji”, është cituar të ketë thënë ai.

“Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”, ka thënë mes tjerash Trump.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se procedura e shkarkimit të Trumpit nuk është e motivuar në bazë partiake.

“Presidenti duhet të dënohet nga Senati, i cili do të sigurojë se republika do të jetë e sigurt nga ky njeri, i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe na mbajnë bashkë”, ka thënë ajo.

Next Post

PDIU rrezikon shkrirjen, Mesila Doda drejt rikthimit te PD: Çami Idriz mbetet i vetëm: Ja si u braktis nga të gjithë

Zbardhet strategjia, autoritetet vihen në kërkim të parave të fshehura jashtë vendit, bashkëpunim me ndërkombëtarët për llogaritë e dyshimta

Kërcënimi i Palmer, Fatos Klosi: SHBA listë me emra të korruptuarish Ja si i marrin të dhënat, kanë më shumë dosje se vetë SHISH

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved