• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Di Natale rrëfen orët e tmerrit të grabitjes: Më duket se ishin shqiptarë, gjithçka shkoi më mirë se sa e mendova më morën vetëm orën 35 mijë euro

December 22, 2021
in Kronike, Sport

Ish-lojtari i kombëtares italiane, Antonio Di Natale i cili ra pre e grabitjes bashkë me familjen e tij. Ai ka rrëfyer tmerrin që përjetoi nga ngjarja e rëndë, ku për Corriere Dello Sport ka theksuar se ka dyshime se grabitësit ishin me origjinë shqiptare.

Di Natale ndodhej në shtëpi me bashkëshorten Ilenia dhe vajzën e tij Diletta, ndërsa priste të rikthehej edhe djali i tij nga stërvitja, kur mbrëmjen e së premtes grabitësit mësynë në shtëpinë e tyre.

Sipas Corriere Dello Sport, grabitësit e kishin planifikuar me detaje grabitjen. Njëri prej tyre ka qëndruar jashtë shtëpisë së Di Natales për të bërë roje, ndërsa pesë të tjerë hynë në shtëpinë e ish-lojtarit duke e tmerruar bashkë me familjen.

“Tani jemi të gjithë mirë, tani jemi më të qetë. Në përgjithësi shkoi mirë. Por ato ishin momente tmerri. Gjithçka zgjati, maksimumi 20 minuta. Ne ishim në shtëpi, e gjithë familja. Nuk ishte e lehtë”, rrëfen i tronditur Di Natale.

Ish-lojtari i kombëtares italiane rrëfen edhe detaje të tjera nga ngjarja; “Ata ishin të huaj, dukeshin shqiptarë. Ishin pesë persona dhe të armatosur. Çfarë sendesh me vlerë grabitën? Morën vetëm një orë, ishte shumë e çmuar. Dhe pastaj një gjerdan të djalit im. Kjo është e gjitha, sepse mund të them që shkoi shumë mirë. Ata nuk na prekën me dorë dhe kjo është më e rëndësishmja. Se të gjithë jemi mirë.

Në rrëfimin e tij për mediat italiane, ish-sulmuesi 44-vjeçar i Empolit dhe Udinezes shprehet se fakti që ai u tregua gjakftohtë gjatë grabitjes ishte vendimtare që ngjarja të mos përfundonte tragjikisht.

“Pasi negocioi me ta, Di Natale arriti t’i bindë kriminelët të largoheshin duke marrë vetëm orën dhe gjerdanin. “I dhashë orën. Ata morën gjerdanin e Filippos dhe u larguan. Për fat të mirë”, shprehet më tej Di Natale.

Ndërkaq, hetuesit janë duke këqyrur videot e vilës së Di Natales dhe po përpiqen të gjejnë autorët për të gjetur edhe orën Rolex, të veshur me ar, dhe që mban një vlerë prej rreth 35 mijë euro.

Next Post

Shteti ka nxjerrë qytetarët lakuriq në rrugë

Dushan Janiç: Berisha nuk e ka me Serbinë, por me Bashën e Ramën!

REAGIMI/ Ben Blushi: E vërteta e lajmit se marr 24 milionë lekë rrogë në muaj

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved