• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dikush kishte harruar dashurinë te stolat e parkut

May 18, 2019
in Blog

Nga Bledi Mane

E gjeta aty të lagur nga shiu i majit, dridhej e rënkonte jo prej motit por prej frikës. E rrëmbeva në duar, i fola por
nuk përgjigjej. E pyeta pa fund por s’kthente përgjigje. Lëngonte, qante, pushonte, qante përsëri.

-Flet shqip?

-Nga je?

-E kujt je?

-Të kanë harruar?

-Pse ke frikë, nga kush ke frikë?

-Kush të ka braktisur?

Dhe ashtu të përqafuar e morra me vete për të gjetur se cili/cila e kishte lënë aty, kujt i përkiste. Ndalova gra e burra në rrugë, pyeta fëmijë e të rritur por të gjithë pa përjashtim më shikonin të ngrysur dhe përgjigjeshin vrazhdë:
-Jo, jo, jo, jo nuk është e imja.

Jo, jo, jooooo dhe iknin të lemerisur sikur po u lija një kopil në derë.
U rropatëm të dy rrugëve dhe lokaleve të Bllokut duke kërkuar ndihmë por nxorrën pistoletat nga brezi e na kërcënuan.
Hymë në auditoret e universitetit dhe jo vetëm që u tallën me ne edhe pedagogët, edhe studentët por edhe na fyen me injorancën e tyre.

Shkuam të kërkonim ndihmë e të qanim hallet te godina e Kryeministrisë por na shporri jashtë qeveria me arrogancën e saj e na morrën frymën duke na spërkatur me gaz lotësjellës.

Nxituam andej nga zyrat e opozitës por na akuzuan si komunistë e na rrahën edhe tropojanët, edhe skraparllinjtë. Vrapuam nëpër rrugët e Tiranës por protestuesit e Astirit nuk na lanë të ecnim e na kthyen mbrapsht.

Asgjëkundi nuk gjetëm sikur ndihmën minimale ndaj unë personalisht vendosa të hyja në studiot e televizioneve të kryeqytetit për të bërë thirrje nga ekrani se e kujt ishte Dashuria që gjeta të braktisur te stolat e parkut por më mbyllën dyert e më thanë se nuk e shfaqnin në ekran nëse nuk ka buzët, cicat, bythën dhe trurin me silikon.

Iu drejtova edhe portaleve të lajmeve por nuk pranoi askush të publikonte hallin tonë nëse nuk paguanim ndonjë shumë të majme.

Unë po raskapitesha e nuk po gjeja sikur edhe një njeri të vetëm të më ndihmonte ndaj iu dorëzova Zotit, u nisëm për në shtëpinë e Perëndisë.

Te Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk na pranuan sepse nuk ishim me origjinë vorioepiriote. Baba Mondi te Kryegjyshata Botërore Bektashije na bëri tapë me raki ndërsa te xhamia e Elvis Naçit na dhanë një perçe për të mbuluar turpin e braktisjes së dashurisë…
2./
Nëse rruga u bie andej nga Parku Rinia në pjesën lindore të tij, aty te stolat përballë Taiwanit do gjeni të braktisur Dashurinë. Dikush e la aty dhe kurrë nuk u kthye ta marrë përsëri. Kontrollo veten një herë se nuk i dihet. Mos kontrollo xhepat, kontrollo shpirtin!

Next Post

Nga skandali i byzylykëve tek refuzimi i vizës nga SHBA: Bëmat dhe gjëmat e Petrit Vasalit

Nje leksion qytetarie demokratike për Shqipërinë (dhe Berishën) nga Kosova

Horoskopi ditor, e diel 19 maj 2019

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved