• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Djali me kancer ra në koma, rrëfimi i rrallë i Edi Ramës për vuajtjet me të birin: Kishte vdekjen në trup

July 15, 2023
in Metro

Kryeministri Edi Rama ka folur si rrallë herë për sëmundjen e djalit të tij të madh, Greg (Grigor Rama). Ai foli për kancerin që kishte prekur të birin kur ishte 15 vjeç.

Në atë kohë, Rama e kishte djalin në SHBA ku edhe u kuruar për sëmundjen e rëndë.

Në pod-cast e tij, Rama flet për mënyrën si mësoi sëmundjen e djalit dhe tregon se nuk mund t’ia thoshte dot të birit ndaj ia kërkoi këtë mjekes që u mor me Gregun.

“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.

‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha: “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.

Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi”, – tregon Edi Rama.

Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj. Por pse është kaq e rëndësishme që një i sëmurë me kancer duhet të jetë luftarak dhe jo depresiv?

Mjekët pohojnë se shpirti luftarak ndihmon shumë për të rritur imunitetin e njeriut të prekur me këtë sëmundje dhe arrin ta luftojë atë duke i krijuar vetes një gjendje më të mirë shpirtërore. Sipas tyre, një gjendje e mirë shpirtërore është një kusht për të rritur imunitetin dhe për të rritur shërimin e personit të prekur nga tumori.

Rama tregon edhe se mjekja që drejtonte grupin që merrej dhe me djalin e tij, “çdo pasdite në një orë të caktuar shkonte lutej bashkë me gjithë grupin në një kapelë të vogël që kishte spitali dhe ftonte dhe të tjerët”.

Ai kujton dhe një tjetër fakt: “Një ditë, ishte një moment shumë i vështirë sepse ai (Greg) ishte në koma, një tmerr, dhe një ditë i them “Po mirë, ç’është kjo lutje? Ti je njeri i shkencës, nuk je..”.

Më tha “Në këtë kat”, aty ishte kati ku ishin fëmijët me kancer, “Në këtë kat unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma sot prandaj unë duhettë’i drejtohem edhe asaj force që nuk e di çfarë është, quaje si të duash, por që ekziston”. /noa.al

Next Post

Abakarov shkruan historinë, mundësi shqiptarë nga Çeçenia i dhuron Shqipërisë një tjetër medalje ari

“95% e hoteleve të prenotuara”! “Bum” i madh turistik: Njihuni me qytetin e Shqipërisë që…

Pas skenave të nxehta, Luizi dhe Olta shkëpusin çdo raport: Paraskenat e sherrit gjatë xhirimit të filmit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved