“Hetuesi” i Foltores Sali Berisha ka komentuar në rrjetet sociale vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj duke thënë se disa të vërteta në lidhje me vdekjen ai i mori me vete në varr, ndërkohë që hedh në qarkullim edhe idenë se ai është vrarë, ndërsa policia njoftoi për një vetëvrasje.
Nisur nga deklarata e Veliajt gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës ditën e djeshme, teksa tha se “askush nuk mund t’i verë gjoba dhe se ata që venë të mos presin asgjë, madje edhe të hidhen nga ballkoni”, të cilën Berisha e lexoi si mesazh ndaj Myftarajt, doktorr mortja shkruan se kryebashkiaku në fjalë është gëzuar për këtë ngjarje.
“Rama e kishte paditur në gjykatë. Lal Eri shpreh gëzim për (vetë)vrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj. Të dashur miq, Kastriot Myftaraj ishte një gazetar me prodhimtari të madhe i cili shkruante ato që mendonte për çdo njeri. Edi Rama i kishte ngritur padi dhe e persekutonte pa mëshirë”, tha Berisha.
Sipas tij, vdekja e Myftarajt rrethohet nga shumë pikëpyetje. Ai sulmon fort kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, duke përmendur dhe padinë e kreut të qeverisë ndaj gazetarit. Berisha shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe persekutimin e Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj
“Kastrioti u vra, apo vetëvra, disa ditë më parë. Në një akt amoral dhe cinizmi ekstrem tipik për njerëz shpirtkërmë, Erion Veliaj shpreh gëzim për vdekjen e Kastriotit. Por gëzimi i Erion Velisë dhe padia e Edi Ramës ndaj një njeriu, që thuhet se ka pasur në të shkuarën probleme depresioni, ka ngjallur dyshime për shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, shkak të cilin i ndjeri Kastriot e merr me vete në varr.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe persekutimin e Kastriot Myftarajt për së gjalli dhe për së vdekuri, si një akt amoral çnjerëzor të dyshes Rama-Veliaj”, përfundoi Sali Berisha.