• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dokumenti/ Më 4 maj 1992, komunisti Berisha hoqi nga Varrezat e Dëshmorëve, eshtrat e tutorit të tij Enver dhe 8 udhëheqësve të luftës e regjimit

May 6, 2019
in Aktualitet, Dosja X

Data 5 Maj, e caktuar nga ish regjimi komunist, si “Dita e Dëshmorëve të Luftës” në nderim të vrasjes së Qemal Stafës, datë e pa ndryshuar as nga krerët anti-komunist, të pushteteve të pas vitit 1992.

Përkundrazi, herë veç e veç e herë bashkë në pushtet, demokratë, zogistë, ballistë, socialistë e integristë, shkojnë vendosin lule plastike, mbi pllakat e mermerit, duke vlerësuar luftën dhe sakrificat e luftës, të cilat, në parlament, mitingje, libra e media, e quajnë “luftë vëlla-vrasëse”, duke akuzuar e nderuar të dy palët e luftës, me konferenca, dekorata e monumente.

Në datën 15 prill 1985, në “Varrezat e Dëshmorëve”, u varros edhe Enver Hoxha, ndërkohë që më parë, ishin varrosur edhe 8 udhëheqës të tjerë të luftës, por jo dëshmorë, udhëheqës të regjimit komunist, vdekur gjatë viteve të diktaturës, nga sëmundjet, nga mosha dhe 1 i vrarë në aksident rrugor (Alqi Kondi), ndërsa 1 i (vetë)vrarë (Nako Spiru).

Në vitin 1992, vetëm 2 muaj pasi Ramiz Alia, i dorëzoi kolltukun presidencial, Sali Berisha urdhëroi qeverinë e PD, që 9 ditë pas krijimit, të miratonte Vendimin Nr. 135, datë 28. 04. 1992, ndërsa vetë si President, firmosi Vendimin Nr. 28, datë 1 Maj 1992, për heqjen nga “Varrezat e Dëshmorëve” brenda datave 2-3 maj 1992, të eshtrave të Enver Hoxhës dhe 8 udhëhëqësve të tjerë të lartë komunist, të luftës dhe pushtetit, pa i cituar me emra, por duke i quajtur “Jo dëshmorë lufte”.

Dy vendimet e zhvarrimit të Enver Hoxhës dhe 8 udhëheqësve

VENDIM Nr.135, datë 28. 04. 1992/ Këshilli i Ministrave vendosi heqjen e eshtrave të personave jo dëshmorë, nga varrezat e dëshmorëve të atdheut, të vendosura aty në kundërshtim me udhëzimin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr.737, datë 18.10.1969 “Për dëshmorët e atdheut dhe varrezat e tyre”. Për zbatimin e vendimit, ngarkohet Ministria e Ndërtimit, Strehimit e Rregullimeve Publike, si dhe Komiteti Ekzekutiv, i Këshillit Popullor të Rrethit Tiranë.

VENDIM Nr.28, datë 01. 05. 1992/ Presidenti i Republikës, Sali Berisha, me propozim të Këshillit të Ministrave, vendosi heqjen e eshtrave të personave “Jo dëshmorë”, nga “Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut”, të vendosura në to, me vendime të Presidiumit të Kuvendit Popullor, apo me vendime të përbashkëta të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të Këshillit të Ministrave.

Emrat e udhëheqësve të varrosur në “varrezat e dëshmorëve”

Enver Hoxha, varrosur në datën 15. 04. 1985
Hysni Kapo, varrosur në datën 24. 09. 1979
Gogo Nushi, varrosur në datën 09. 04. 1970
Spiro Moisiu, varrosur në datën 13. 04.1981
Josif Pashko, varrosur në datën 06. 09. 1963
Kahreman Ylli, varrosur në datën 04. 09. 1975
Medar Shtylla, varrosur në datën 20. 12. 1963
Alqi Kondi, varrosur më 1945
Nako Spiru vetëvrarë në datën 20 nëntor 1947 (pa dokument ri-varrimi).
Pas vitit 1995, janë quajtur ”Dëshmorë të Atdheut” e janë vendosur në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë dhe Prefektuara, 534 të vrarë gjatë gjatë luftës e të vdekur në mërgim si anti-komunistë, të vrarë gjatë e pas ushtrimit të detyrës, në akte humanitare, misione paqeje e në vrasje politike, siç është ish-deputeti “Azem Hajdari”./Pamfleti

Next Post

PD refuzon të marrë pjesë në komisionin e Reformës Zgjedhore: Na vodhën zgjedhjet me paratë e pista të k.rimit

Humb jetën xhenierja shqiptare në Letoni pas shpërthimit të minës në bazën e NATO-s

Rama uron besimtarët nisjen e muajit të Ramazanit: MIRËMËNGJES dhe agjërim të mbarë për të gjithë besimtarët myslimanë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved