Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur “budalla” Dimitry Medvedev, i cili në korrik të këtij viti kishte lëshuar disa deklarata kërcënuese për luftë.
Gjatë takimit me gjeneralët amerikanë, Trump tha se dërgoi pranë Rusisë një nëndetëse bërthamore, të pajisur me një prej armëve më vdekjeprurrëse. Trump tha se nuk mund të lejojë askënd të bëjë kërcënime “bërthamore” ndaj SHBA-së.
“Kohët e fundit u kërcënuam pak nga Rusia, dhe dërgova një nëndetëse bërthamore, arma më vdekjeprurëse e prodhuar ndonjëherë.
E njoftova këtë bazuar në përmendjen e tij [Medvedev] të fjalës “bërthamore”. Dhe ishte një person vërtet budalla që punonte për të [Putin] dhe përmendi fjalën “bërthamore”.
Lëviza një ose dy nëndetëse, nuk do të flas për të dyja, në bregdetin e Rusisë, vetëm për të qenë të kujdesshëm, sepse nuk mund t’i lejojmë njerëzit ta përdorin atë fjalë”, deklaroi Trump.