• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dosja “Tahiri”, si “garante” e Prokurorisë

May 12, 2018
in Blog

 

Nga Mero Baze

Prokurori Besim Hajdarmataj po përpiqet të përdorë dosjen “Tahiri” për të krijuar alibi për pasojat që mund të ketë në të ardhmen e afërt nga veprimtaria e tij haptazi kriminale, si garant i linjës së kokainës nga Kolumbia. Prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur dhjetra kg kokainë në kontenierin e tij, sot ka kërkuar burg pa afat për ish- ministrin Saimir Tahiri, pa paraqitur asnjë provë të re, bazuar vetëm mbi bisedat private të përgjuara të dy trafikantëve.

Pra, i njëjti prokuror që lë të lire një trafikant që e kap me drogë në flagrancë, do të arrestojë pa afat një ish- ministër për të cilin dy trafikantë kanë thënë se merret me drogë.

Diferenca mes dy standarteve që Hajdaramataj ka zbatuar në këtë rast, është e mjaftueshme për të provuar se në rastin Tahiri ai nuk është duke gjykuar, apo hetuar, por duke e përdorur atë dosje si një mburojë për fatin e tij.

Saimir Tahiri nuk është çudi të arrestohet, ashtu siç ka shumë shanse të mbrohet e të dalë i pafajshëm nga gjithë balta që i kanë hedhur në shpinë politikisht. Por ai as nuk po hetohet dhe as nuk po gjykohet, por thjesht po përgojohet dhe telendiset, në përpjekje për të zgjidhur përmes përballjes me të, hallet e gjithë Prokurorisë në vite.

Saimir Tahiri sot nuk është vetëm një kokë turku për mazhorancën, por mbi të gjitha, një kokë turku për mëkatet e Prokurorisë dhe një shans që ata e shikojnë për të mbrojtur veten nga pasojat që mund të kenë për mosveprimtarinë  e tyre si prokurorë.

Rasti Hajdarmataj është mëse i qartë. Ai u shkarkua një javë më parë për shkak të tolerimit të një trafikanti kokaine, por për shkak të kompetencave të reja që ka një prokuror, ai ka ende në dorë dosjen “Tahiri” dhe tani po përpiqet të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës, që të shpëtojë prej saj.

Në këtë rast, ai nuk po gjykon si prokuror, as si njeri që ka parë ndonjë gjë në dosjen “Tahiri”, por si një shantazhues që ka kapur dosjen “Tahiri” dhe e mban atë peng, me shpresë se do t’i shpëtojë drejtësisë duke e përdorur atë për pazar.

Kjo e bën urgjente nevojën që Prokuroria të shkëpusë konfliktin e interesit brenda saj dhe të mos përdorë dosjet e njerëzve nën hetim, për interesa të veta, dhe aq më keq për interesa dhe të politikës. Rasti “Tahiri” është një shembull i pastër se si një kurban i politikës, kthehet në peshqesh për një prokuror që duhet të ishte në burg, i cili mendon se mund të mbulojë kontenierët e kokainës me prangat e Saimirit.

Next Post

“Arrest me burg” për Tahirin: A ka prova të reja Prokuroria që kërkoi prangosjen e tij?!

Kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit/ Prokurori "i treshes" Gentjan Osmani nën hetim

A është në rregull Kryemadhi?! Mos bëni llogaritë e politikanëve, sepse ata janë të varfër... shpirtërisht!

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved