• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, September 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Duam paret tona! Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi kërkojnë paratë, edhe pse lanë mandatet

April 2, 2019
in Aktualitet

Dogjën mandatet, por kjo nuk do të thotë se heqin dorë nga benefitet që gëzojnë prej statusit të deputetit.

Top Channel ka mësuar se 11 deputetë të opozitës kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë, e cila është sa gjysma e pagës bruto që merrnin në Kuvend.

Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën e cila jepet nga Instituti i Pensioneve.

Në listën e siguruar nga Top Channel, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, deputeti më jetëgjatë i Parlamentit dhe kryetares së Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

Lista vijon me Grida Dumën, Andon Frrokajn, Gent Strazimirin, Florjon Mimën, Genc Pollon, Dhurata Çupin, Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin.

Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit.

Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë patur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet.

Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.

Kjo pasi për dy muajt e parë ata kanë përfituar rrogën e plotë nga Kuvendi. Kësisoj, rroga kalimtare fillon nga 21 prilli kur bëhen dy muaj nga djegia e mandateve nga opozita.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë bërë padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit, duke kërkuar pagat e muajve kur ata kanë qenë në bojkot parlamentar. Bojkoti i Kuvendit nisi në fillim të korrikut dhe më 21 shkurt opozitarët hoqën dorë edhe nga mandatet e deputetit.

Next Post

Tsipras, Kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë e Veriut

Sekuestrohen valixhet diplomatike Mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri për pastrim parash

Rama i mbyll derën e dialogut opozitës: "Noc Rrokun" do marrësh Lul! Ndaje me Monikën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved