Kryesia e PD-së shqyrtoi me mbledhje të mbyllura analizën e rezultatit të zgjedhjeve për cdo qark. Paraprakisht anëtarëve të kryesisë u është paraqitur një paketë përmbledhëse me 13 pika ku dominon lënia e fajit për shkaqet e humbjes tek pala tjetër kundërshtare, edhe pse PD mori vetëm 59 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit.
PD konsideron rritje të saj, por duke e krahasuar veten me rezultatin më të keq që ka marrë ndonjëherë me atë të zgjedhjeve të vitit 2017.
Në këtë analizë e zbërthyer me tej edhe në një broshurë të vecante me tabela, vihen re ndër radhë pritshmëritë e PD-së për qarqet, ku për hir të së vërtetës dallon nëpër të edhe situata të ndryshme nga ajo e terrenit, sic është rasti i Elbasanit, ku PD-ja e ka qarkuar si qark me rezultatin më pozitiv në një kohë kur diferenca aty mes PD-së dhe PS në favor të kësaj të fundit është 28.346 vota. Drejtues politik i PD-së për Elbasanin ishte Gazment Bardhi.
Rasti tjetër është qarku Lezhe, ku PD-ja e ka radhitur tek qarqet me projeksionin minimal të mandateve. Ndërkohë aty PD-ja ka marrë rezultatin më të mirë të saj në vota (33.9898) më e madhja se votat në zgjedhjet e 2009, 2013 dhe 2017…
PD përfaqësohet në Kuvend me katër mandate nga Lezha.
E njëjta situatë edhe për Shkodrën e rrethuar si qark i dobet. Zgjedhjet e fundit parlamentare ajo ne fakt u rrit në vota edhe pse mbeti në kufijtë e 5 mandateve në Kuvend ashtu si edhe tre zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndërkohë PD ka vlerësuar maksimalisht qarkun Dibër.
Në të vërtetë Dibra sipas të dhënave të gazeta “Si” për PD-në shënon rezultatin më të dobët se zgjedhjet e 2013 dhe 2009-ës Në mandate ajo mundi të rikuperojë me sforco një mandat më shumë nga zgjedhjet e 2017-ës kur mori vetëm 2 mandate.
Durrësi dhe Korca janë dy qarqet e tjera të rrethuara nga PD-ja me projeksion minimal. Por sipas të dhënave të gazeta “Si”, PD ne Korce ka rezultatin më të mirë në mandate në zgjedhjet e 2009-ës (6 mandate), në zgjedhjet e 2013 merr 5 mandate, 2017 4 mandate për tu rikuperuar në 5 zgjedhjet e fundit.
PD-ja ne ate qark ka rezultatin më të mirë në vota se në tr zgjedhjet e fundit parlamentare, edhe pse mbetet ende larg në vota me zgjedhjet e 2009-ës kur mori 56.303 vota.
Edhe në Durrës PD-ja nga ana e saj shënon rezultatin e saj më të mirë ndër vite, edhe pse zgjedhjet e fundit ajo nuk u rrit si me ritmin e PS duke u përfaqësuar me 6 mandate në Kuvendin e ardhshëm./ N.P