• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Thursday, September 4, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dy pula dhe gjashtë vezë: Historia prekëse e motrave shqiptare me mjekun amerikan

May 20, 2019
in Histori

Këto dy motra të varfra nga një fshat i Martaneshit  kishin ecur 40 kilometra nga një fshat malor për të arritur në Tiranë. Në kryeqytet pjesa më e madhe e fshatarëve vinin për të gjetur derman. Vajza në të majtë vuante nga një infeksion i rëndë në sy dhe, për të shpëtuar nga verbimi i plotë, kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej nga farmacia e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë. Motrat kishin sjellë me vete dy pula dhe gjashtë vezë për t’ia dhënë mjekut amerikan si shpërblim për vizitën dhe për ilaçin.

Ishte koha kur në Shqipëri ekzistonte një krizë e rëndë ekonomike. Njerëzit vdisnin rëndom nga varfëria dhe kriza kishte pllakosur gjithë Shqipërinë. Luftërat e gjata, tranzicioni i vështirë politik dhe grindjet e një pasnjëshme të qeverive shqiptare, jostabiliteti dhe ndërhyrja e vazhdueshme e fuqive të huaja thuajse e kishte kthyer në kolaps situatën shqiptare. Në qytet gjendja ishte tragjike. Në fshat ishte pak më ndryshe.

Me gjithë prapambetjen që ekzistonte në fshatin shqiptar, duke u marrë me ekonominë e tyre familjare gjendja ishte disi më ndryshe. Dhe siç ka qenë gjithnjë zakon në Shqipëri që mjeku është konsideruar si perëndi dhe është stimuluar, vajzat e varfra fshatare kishin marrë ca gjëra të pakta me vete. Kur mjeku i tha se ilaçi ishte falas, ato refuzuan dhe nuk donin të largoheshin pa lënë pulat dhe vezët që kishin sjellë.

Kjo histori e vërtetë shqiptare që flet shumë për karakterin dhe moralin, së bashku me fotografinë ruhet në Bibliotekën e Kongresit në Uashington. Një histori e vërtetë prekëse që gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, kontribuues jo vetëm në gazetari por dhe në historinë shqiptare, me kujdesin e veçantë i boton herë pas here në faqen e tij në rrjetet sociale.

Next Post

"Gjyshi" i paharruar Ndrek Prela (1920 – 2011 )

Jeta dhe vepra e aktorit dhe regjistorit Pirro Mani, “Artistit të Popullit”, të birit të “Armikut të Popullit”!

Rrëfimi i Muharrem Hoxhës: Një grua “harroi” rolin, më rrahu, më bëri sallat

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved