• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Dyshime për komplot? Mister pse Meta zëvëndësoi avokatin kandidat për deputet të LRI-isë Genc Gjokutajn me av. Kujtim Cakranin?

May 28, 2025
in Aktualitet, Debat

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, befas ka ndryshuar avokatin mbrojtës Genc Gjokutajn, të cilin e ka zëvëndësuar me avokatin Kujtim Cakrani. Genc Gjokutaj, i cili është avokat edhe i ish kryeminisitrit Sali Berisha, u shfaq si avokat mbrojtës i Ilir Metës, të cilin shkoi që t’a takonte edhe në qeli, një ditë pas arrestimit.

Gjokutaj ka përfaqësuar në vijim Metën në SPAK dhe GJKKO. Ditën e djeshme, në vend të Gjokutajt, në SPAK u paraqit si avokat i Metës, Kujtim Cakrani, një narkoavokat, me ‘karrierë’ në Bari të Italisë si bos droge dhe më pas i burgosur për disa vite në burgun e Barit, para se të ndryshonte gjeneralitetet nga Shpëtim Veizaj në Kujtim Cakrani. Si për ironi, Kujtim Cakrani allias Shpëtim Veizaj është vetë subjekt i SPAK-ut, pasi hyn në fushën e veprimit të ligjit anti-mafia për shkak të aktivitetit kriminal në Itali.

Është e paqartë arsyeja se pse Meta zëvëndësoi apo dubloi avokatin Gjokutajn. Që kur ndjeu rrethimin nga SPAK, Ilir Meta ka pretenduar se ka zbuluar disa komplote, tradhtarë dhe armiq të brendshëm në parti. Edhe ditën e djeshme foli për një maskara brenda partisë së tij, që donte të zinte vendin e Tedi Blushit si sekretar i Partisë së Lirisë dhe ka shitur 12 mijë vota tek PS.

Meta shpalli tradhtar edhe nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, të cilin e akuzoi se e kishte shitur në SPAK. Fillimisht, Meta shpalli tradhtar Lulzim Bashën, Ralf Gjonin, Vangjel Tavon dhe disa zyrtarë të LSI-së pasi u kthye nga Presidenca. Akuzave për tradhti nuk i shpëtoi as truproja e tij Laert Gjoka, të cilin e përzuri pas 11 vitesh, duke e akuzuar si spiun.

Paranoja e Metës kulmoi kur shpalli kryekomplotiste bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, me të cilën u divorcua, një divorc që vijon të mbartë hije të forta dyshimi. Meta akuzoi Kryemadhin për bashkëpunim kundër tij me Altin Dumanin. Ilir Meta shpalli komplotist edhe kushëririn e Monika Kryemadhit, Adrian Shatku, i cili del në hetimet e SPAK si nyje e aferave të Metës dhe Kryemadhit.

Lista e tradhtarëve, komplotistëve dhe spiunëve të pretenduar nga Ilir Meta është e gjatë. Nuk është çudi që kësaj liste t’i shtohet një ditë edhe avokati Genc Gjokutaj. Për momentin, njerëzit më të besuar për Metën janë Tedi Blushi, i njohur si Bilushi i Metës, doktor Berisha, Gimi i Puros dhe Leshkoja. Por, kur Meta ka shpallur puçiste të shoqen, askush nuk është imun ndaj dyshimeve të tij./Prapaskena

Next Post

Kush është "Rebeka", amerikania e dosjes së Ilir Metës?

Kush janë dy deputetët e PD-së që do të arrestohen nga SPAK?

VIDEO/ Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhje: U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved