• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Edhe 4 vjet deri te lufta e madhe?

March 25, 2025
in Aktualitet, Debat

Për arsye historike shefi i armatës gjermane quhet inspektor i përgjithshëm i Bundeswehrit. Aktualisht këtë funksion e ushtron gjenerali Carsten Breuer.

Më 19 mars ai mori pjesë në një debat në televizionin publik gjerman ARD. Bashkë me të diskutoi edhe profesori Carlo Masala, i cili ligjëron në Universitetin e Bundeswehrit në München.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e lavdëroi debatin si shumë thelbësor dhe shtoi se ka mundur të zgjasë edhe më shumë.

Profesori Carlo Masala tha se Europës i mbeten edhe 4 vite për t’u përgatitur – sepse, sipas tij, goditja e radhës nga ana e diktatorit rus mund të pasojë në apo deri në vitin 2029.

Po aq alarmante ishin informatat e gjeneralit Breuer. Ai tha se Rusia, për dallim nga europianët, e sheh luftën si “vazhdimësi”.

Dhe përgatitjet për këtë luftë, sipas gjeneralit gjerman, Rusia tashmë i ka filluar – në mes të Gjermanisë!

“Ne po shohim dronë mbi kazerma”, “po shohim dronë mbi parqet kimike”; “vërejmë se aktet e sabotazhit po rriten”, “shohim që spiunazhi po shtohet”.

Cilat janë synimet e Rusisë?

Janë dy, sipas gjeneralit Breuer. Nga njëra anë Rusia po përpiqet të krijojë qasje “për një luftë më të madhe” (“Si mund të sulmojmë?”. Qëllimi tjetër është përhapja e frikës në popullsi.

Pastaj Breuer tregoi një rast i cili në mënyrë ekzemplare dëshmon se deri ku ka depërtuar spiunazhi rus. Breuer tha: “Së fundi më telefonoi një kryetar bashkie, i cili më tha: ‘E dini çfarë ka ndodhur? Më ka telefonuar një punëtor, i cili është përgjegjës për stacionet e transformatorëve elektrikë. Dhe ai më tha: i dashur prefekt, kur të më dergosh herën tjetër njerëz që duhet të kontrollojnë këtë (transformatorët elektrikë), kujdesu të mos jenë të tillë që flasin vetëm rusisht”.

Dy rusët që inspektuan stacionin e transformatorëve nuk ishin punëtorë institucionesh gjermane. Ata me gjasë të madhe ishin spiunë – të veshur me jelekë ngjyrë portokalli me stemë dhe me toponim të qarkut përkatës gjerman.

Natyrisht ata nuk e humbën rastin dhe bënë edhe fotografi të stacionit të transformatorëve. Punëtorit gjerman as që i kishte shkuar mendja se këta dy tipa mund të jenë të dyshimtë. (E.Robelli)

Next Post

Perëndimi që çliroi Kosovën nuk ekziston më

Avioni me 375 pasagjerë rikthehet në Paris 2 orë pasi u ngrit nga pista, arsyeja do t’iu befasojë

Tiger Woods dhe ish-gruaja e Trump konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë, vjen komenti i Ivanka Trump

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved