• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Elisabeta Imeraj: 21 Janari është hetuar dhe rihetuar disa herë, ja çfarë ndodh pas publikimit të përgjimeve të Artan Hoxhës

January 24, 2023
in Aktualitet, Debat

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj thotë se transkriptet e publikuara për 21 janarin e vitit 2011 kur Kryeministria u sulmua nga mbështetësit e PS, nuk mund të shërbejnë si provë.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Imeraj nënvizoi nuk mund të hetohet një çështje për të cilën gjykata ka marrë vendim.

“Në aspektin dokumentar, të të gjithave provave të administruara në dosje, ne nuk kemi sot një dijeni, apo një të dhënë konkrete, prej së cilës të burojë si provë, që ky urdhri është nga një person, çfarëdo lloj pozicioni që ai të ketë pasur.

I referohem deklarimeve të personave të pyetur. Në këtë drejtim, nëse ka dhe burojnë veprime të tjera hetimore, që propozohen, qoftë edhe nga ky audiopërgjimi që disponon zoti Hoxha, që mund të merret, të analizohet, detajohet dhe i jepet rruga për të vijuar në hetime, atëherë neni 449, nuk afekton pjesën e gjësë së gjykuar që lidhen me subjekte që kanë marrë një vendim.

Ne nuk mund të ngremë një akuzë të re, për subjekte të cilat drejtësia e ka dënuar për atë fakt. Nëse në raport me hetimet që po zhvillohen për gjetjen e autorësisë për vrasjen e Aleks Nikës, dalin detaje që e lidhin me këtë në tërësi, nuk e pengon njeri që të vazhdojë hetimet në këtë aspekt”, theksoi ajo.

Imeraj ngriti pyetjen se përse duhet të tejçohet me forcë nga politika, një ngjarje që ka ndodhur 12 vite më parë.

“Ajo që ne duhet të ngremë zërin në radhë të parë, është që, përse është e nevojshme, që në 2023-shin, për një ngjarje të ndodhur në 2011, të tejçohet me forcë nga politika. Për çfarë arsye? Jemi tashmë disa vite, që ecim në ujërat e reformës në drejtësi, të institicuineve të reja të krijuara dhe shohim ministrin e Drejtësisë që flet për rihapje të dosjes, për dosje që mbahen peng, për prokurorë që bien nga vettingu.

Vetë iniciativa që ndërmerret, nuk ka të bëjë në thelb me hetimin e 21 janarit. Përse iu krijon një farë terrori edhe atyre prokurorëve që e kanë dosjen në dorë dhe që mund ta marrin procedurialisht. Unë e shoh shumë të thjeshtë këtë”, theksoi ajo.

Imeraj thotë se çdo prokuror është i pavarur që të kryejë një hetim në lidhje me 21 janarin, duke iu referuar audiopërgjimit të publikuar, ku ish-komandanti i gardës, Ndrea Prendi komunikonte dhe i jepte urdhra vartësve të tij.

Ajo u shpreh se kjo mund të realizohet, bazuar në ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale.

“Me ndryshimet e ndodhura në Kodin e Procedurës Penale, çdo prokuror është i pavarur. Si i tillë, i lind edhe e drejta një prokurori të pavarur, dje që kur ka dalë audiopërgjimi, që kryesisht të nisë një hetim dhe të thotë që në tërësinë e elementëve të ndodhur në këtë historinë e 21 janarit, ka mbetur pa u hetuar ai zinxhiri.

Nuk është e nevojshme të bëhet gjithë kjo ekspoze. Nuk ka pse t’i prezantohet publikut një drejtësi që mban peng një dosje. Ne nuk mund të themi që edhe në 2023-shin po na mbahen peng dosje”, theksoi ajo.

Next Post

Alcatraz...histori dhe mite të vërteta rreth burgut famëkeq të Amerikës

Mustafa Nano: Berisha s’është vetëm vrasës, por edhe budalla! Tha protestuesit ishin “mish” për “topin tim”

Spartak Ngjela: Më ‘21 janar’ Berisha është shfaqur me automatik në dorë, serveri nuk është fshirë, Rama po mbron Saliun që të qëndrojë në pushtet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved