1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Emigracioni drejt Amerikës dhe vajtimet e fëmijëve që u ndanë nga prindërit

December 22, 2018
in Bota
        
 

Nga politikat e emigracionit të Presidentit Donald Trump, viti 2018 do të mbahet mend për vajtimet e fëmijëve emigrantë ndërsa ndaheshin nga prindërit e tyre; për dërgimin e Gardës Kombëtare në kufi nga Presidenti Trump që e quajti situatën “një emergjencë kombëtare”; si dhe për pamjet e familjeve që i largoheshin gazit lotsjellës në kufirin SHBA – Meksikë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ramon Taylor përshkruan momentet dramatike në kufirin amerikan që kanë filluar të përkufizojnë trashëgiminë e Presidentit Trump dhe që kanë lënë shumë jetë në pasiguri në këtë ndërrim vitesh.

Premtimi kryesor i Presidentit Trump për ndërtimin e murit kufitar ende nuk po ndodh pas 15 muajsh në detyrë. Kongresi i dha fonde vetëm për zëvendësimin e barrierave ekzistuese.

Kështu që në muajin prill, kur një karvan emigrantësh nga vende të Amerikës Qendrore që i largoheshin dhunës dhe varfërisë ekstreme iu drejtuan Shteteve të Bashkuara për azil…

…Presidenti Trump i ra alarmit dhe mobilizoi Gardën Kombëtare me arsyetimin e “një rritjeje drastike të aktivitetit ilegal në kufirin jugor”.

Vetëm disa qindra prej rreth 1500 emigrantëve të karvanit bënë udhëtimin prej 3200 kilometrash deri në kufirin amerikan.

Sapo hynë në SHBA, ata u ndaluan dhe prindërit u ndanë nga fëmijët e tyre, si pjesë politikës së re për “Zero Tolerancë”.

“Fëmijët marrin kujdesin e duhur dhe të përshtatshëm. Ne shpenzojmë 1 miliardë dollarë çdo vit nga paratë e taksapaguesve për t’u kujdesur për të miturit e pashoqëruar”, tha Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions.

Por, “ProPublica” bëri publike regjistrime audiofonike të fëmijëve që qanin në qendrat e mbajtjes, duke ngjalluar kështu zemërim mbarëkombëtar. Në Nju Jork, u formua një karvan gjyshesh që do të shkonin drejt kufirit në shenjë proteste…

“Nuk ka më keq se të mos dish ku janë fëmijët e tu”, tha Rachna Daryanani, pjesëmarrëse në “Karvanin e Gjysheve”.

Zemërimi përfshiu edhe banorët e zonave kufitare.

“Ndoshta gabojnë që vijnë këtu ilegalisht, por kjo nuk do të thotë se kemi të drejtën të kryejmë mizori ndaj familjeve dhe fëmijëve”, tha Ramon Montoya, banor i zonës kufitare në Teksas.

Revoltimi e detyroi Presidentin t’i jepte fund në qershor politikës së ndarjes së familjeve, por ndërkohë ishin ndarë 2600 fëmijë prej prindërve të tyre dhe ribashkimi rezultoi i vështirë.

LEXO EDHE: Projektligjet e reja të emigracionit në Gjermani/ Roli i vizave të punës
Ndërsa afroheshin zgjedhjet e mesmandatit u krijuan disa karvanë të tjerë me emigrantë. Presidenti Trump i quajti një pushtim.

“Mendoni se do ta lejojmë karvanin të hyjë në këtë vend? Ta harroni”, deklaroi Presidenti Trump.

Mbështetësit e tij janë dakort.

“Duam kufij të mbyllur”, thotë një mbështetëse.

“Nuk besoj në kufijtë e hapur. Unë kam fëmijë vetë dhe më duhet të kujdesem për sigurinë e tyre”, thotë një mbështetës i Presidentit.

Presidenti mobilizoi rreth 5 mijë ushtarakë në shërbim aktiv për t’iu bashkuar 2 mijë rezervistëve të Gardës Kombëtare.

Këtë radhë, emigrantët u përballën me periudha të gjatë pritjeje në pikat hyrëse kufitare, ndërsa u rreshtuan për të hyrë ligjërisht dhe për të kërkuar azil, pasi një udhëzim i ri ndaloi kërkesat për azil për të gjithë ata që hynin në SHBA në mënyra të tjera. Agjensia e Mbrojtjes Kufitare dhe Doganave informoi se mund të përpunojë vetëm një numër të caktuar aplikimesh në ditë.

Pritja ishte e lodhshme. Në Tijuana, një protestë paqësore ndërroi kah. Disa hodhën gurë dhe patrullat kufitare u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Një fotografi tregon një nënë dhe fëmijët e saj ndërsa përpiqen të largohen.

“Mendova se vajzat e mia dhe unë do të vdisnim aty prej gazit. Vrapuam, ramë në baltë dhe u përpoqëm të ngriheshim…”, thotë Maria Meza, nëna emigrante që u shfaq në atë fotografi.

Për shkak të radhëve të gjata të pritjes, disa emigrantë janë rikthyer në shtëpi ose kanë qëndruar në Meksikë.

“Kam dëgjuar prej shumë njerëzve që kanë aplikuar dhe nuk u është dhënë azil. Prandaj, nuk dua të vazhdoj të humb më shumë kohë”, thotë Mario Hernandez, emigrant nga Guatemala.

Të tjerë emigrantë vazhdojnë të qëndrojnë në kampe pranë kufirit. Njësitë ushtarake amerikane do të qëndrojnë deri në janar, ndërsa qeveria amerikane vazhdon të diskutojë çështjen e financimit të murit kufitar. Debati vazhdon gjithashtu rreth çështjes nëse kjo ishte vërtet një emergjencë kombëtare apo një krizë e sajuar./voa

FacebookTwitterWhatsAppFacebook MessengerViberGoogle+Share


        
 
Next Post

Maria, kamerierja e Ishullit të Gjuetisë: Ja pse i trembeshim më shumë Mehmetit se Enverit

Të vërtetat drithëruese të Marin Memës: Dreqin, të gjithë politikanët shqiptarë janë njëlloj, ja arsyet pse nuk i njohin hallet e studentëve

Gjermania dy projektligje për emigracionin, azilkërkuesit e kthyer mund të aplikojnë për punë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com