• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

EMRAT/ Televizionet letër urgjente AMA-s: Nga disa televizione është shkelur vendimi për ndërprejen e sinjalit analog

October 4, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Me një letër të hapur drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive, televizonet më të mëdha në vend kërkojnë të respektohet vendimi për fikjen e sinjalit analog. Report Tv, News 24, Top Channel, Vizion Plus, Ora HD dhe Ora News i kërkojnë AMA-s të respektohet vendimi i parashikuar prej disa muajsh.

Tv Klan, Klan Plus, ABC News dhe Shijak TV nuk e kanë fikur sinjalin analog, ndërsa në letrën e televizioneve thuhet se ka shkelur vendimin e AMA-s. Ata paralajmërojnë se nëse nuk zbatohet ky vendim do të dërgojnë çështjen në gjyq.

Letra e plotë:

E nderuar Autoriteti i Mediave Audiovizive (sa vijon edhe vetëm “AMA”), ju drejtohemi me këtë ankesë që ka karakter urgjent, për sa më poshtë vijon.

Në mbështetje të Ligjit nr. 97/2013 “Per Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar) dhe vendimeve te miratuara nga institucioni juaj për mbylljen e transmetimeve analoge dhe kalimin në transmetim digjital po ju parashtrojmë ankesën për sa më poshtë vijon:

Sipas Vendimit të miratuar së fundmi nga ana e Institucionit tuaj me nr. 119, datë 30.09.2019 për “Mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në datën 01 tetor 2019’’ (publikuar në faqen ëeb të AMA-s, dhe që i bashkëlidhur kësaj ankese), nga ana jonë si OSHMA është proceduar me mbylljen e transmetimit analog dhe fillimin e tranmetimit digjital në respekt të këtij vendimi dhe Ligjit ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë”.

Konstatohet me shqetësim, ashtu edhe si ju jeni në dijeni nga mbikqyrja e OSHMA – ve në treg, se operatorë te tjere si Klan, Klan Plus, ABC Neës, Shjiak Tv etj. nuk e kanë respektuar këtë vendim dhe vazhdojnë të transmetojnë pervec ne digjitale edhe në sinjal analog në qarqet Tiranë dhe Durrës. Ky transmetim po bëhet në kundërshtim me vendimin tuaj dhe, për më tepër, ka krijuar pabarazi dhe deformim të konkurencës në treg.

Sjellim në vëmendjen tuaj që shkelje të tilla sanksionohen nga nenet 18, 19, 78, 88, 132, 133 të Ligjit nr. 97/2013 ”Per Mediat Audiovizive në Republikën ë Shqipërisë” dhe, sipas të drejtave dhe rëndësisë së zgjatjes së kësaj situate, mund të jenë objekt i mosmarrëveshjeve që do të lindin dhe shqyrtohen nga organet gjyqësore kompetente për shpërblimet e dëmeve të shkaktuara.

Nisur nga sa më lart kërkojmë nga strukturat e AMA-s që të ndërmarrin masat e duhura operacionale dhe ligjore, për të detyruar këta operatore të zbatojne ligjin dhe të mos prishin ekuilibrat e tregut kaq sensibël si ai i mediave, duke mos u bërë palë me shkaktuesit e shkeljeve më sipër cituar.

Në pritje të reagimit tuaj urojmë në zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.

News 24

Report Tv

Top Channel

Vizion +

Ora HD

Ora News

Next Post

Një president që i mbulon hallet me gënjeshtra

I dashur Albin, fito zgjedhjet sepse Kosova s’është si “Shqipëria”

Esse për vendlindjen time! Ky vënd gjysëm i shenjtë e gjysëm profan, që kaq pranë kryeqendrës pak kush e njeh! (Foto)

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved