• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Endri Shabani: Adriatik Lapaj kërcënoi dajën tim, që e ndihmoi të bëhej burrë. Kur ai s’mban përgjegjësi për vjehrrin e vet, pse duhet të mbaj unë për dajën?

July 17, 2025
in Aktualitet, Debat

Endri Shabani, në një reagim tjetër, i është përgjigjur Adriatik Lapajt, pas deklaratës së këtij të fundit, kun ë të, sipas Shabanit, ka kërcënuar dajën e tij, pse nuk po i hap rrugë për të marrë mandatin e deputetit.

“Ndjej keqardhje nga deklarata e Tikut ku më shpall mua armikun e klasës. Duhet ta kisha menduar se pas Arlindit dhe Agronit, kisha mbetur vetëm unë nga fronti i të rinjve.

Gjithësesi për interes publik, dua të sqaroj tre gjëra.

E para, mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka qënë kurrë i Adriatikut. Unë e di që Tiku është mësuar të përvetësojë punën e të tjerëve, por pa votat e Nismës Thurje, apo pa votat e mia, Adriatiku nuk do të ishte bërë kurrë deputet!!!

Në këto zgjedhje për të marrë një mandat në Tiranë duheshin 13500 vota. Adriatiku ka marrë 6436 vota. Kështuqë, ato 7000 votat e tjera janë marrë nga kandidatë të tjerë.

E dyta, Zeqiri e ka ndihmuar Tikun të bëhet burrë. Në këto zgjedhje ka patur vetëm një njeri që ka shpallur publikisht një angazhim përballë aktivistëve dhe votuesve, dhe ai është lideri i koalicionit. Me zë dhe me figurë, në disa media, Adriatiku është zotuar publikisht, se nëse fitonim vetëm një mandat, ai mandat nuk do t’i takonte atij.

Kjo deklaratë shërbente për të motivuar aktivistët që të punonin për interesin e përbashkët, dhe jo për të bërë Tikun deputet. Pas zgjedhjeve Adriatiku e drodhi, dhe kjo nuk u pëlqye nga shumë prej nesh, përfshi këtu edhe Zeqirin.

Duke besuar që “burri mbahet nga fjala” Zeqiri e ka ndihmuar Adriatikun të mbajë fjalën dhe t’ia kalojë mandatin dikujt tjetër nga partia e tij.

E treta, nëse Tiku nuk mban përgjegjësi për vjerrin e tij, përse duhet të mbaj unë përgjegjësi për dajën tim? Prej kohësh kemi pranuar që përgjegjësia është individuale. Zeqiri është 60 vjeç burrë, dhe nuk mund të përdoret as nga unë, dhe as nga Adriatiku.

Ai ka dinjitetin e tij, dhe kur pa që Adriatiku po luante lojra, kërkoi t’i tërhiqte vëmendjen. Por kur u përball me kërcenime ndaj fëmijëve të tij, ai shkoi një hap më tej”, thotë Shabani.

Unë nuk kam qënë dakord me sjelljen e tij, por kur shoh se si akoma pa pushtet këta janë të gatshëm të të kërcënojnë fëmijët, mendoj që Zeqiri ka bërë shumë mirë që i ka dalë përballë dhe i ka prerë rrugën. Në fund të fundit për 100 vite ne kemi patur politikanë që të vrasin për pushtet, nuk na duhet të rrisim të rinj”, shprehet ai.

Next Post

Doli dhe një "prokurori" i ri nga LRI, Tedi Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale, la Monikën vetëm për kartat e ...

Nuk është daja i Endrit: Kush e merr mandatin e Lapajt në Tiranë?

Thatësira godet Athinën, ekspertët paralajmërojnë kolaps në furnizimin me ujë

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved