Deputeti socialist Erion Braçe ka ndarë në llogarinë e tij pamjet e një personi që e akuzon se përndjek një mjeke, duke i vendosur kamera në dritare dhe duke i shkuar atje herë pas herë për të bërë fotografi.
“Shiheni cben: hipen me shkalle ne tarracen e nje ndertimi te paligjshem dhe i shkon dritare me dritare mjekes, perndjek ate dhe pacientet e saj; mjekja eshte ne ambjentin e saj te punes, prone e saj”, shkruan ai.
Ai thotë se ka shkuar personalisht në atë ambient dhe e ka hequr kamerën e paligjshme, ndërkohë që thekson se është e habitshme sesi Policia e Shtetit nuk vepron ndaj këtij përndjekësi, sipas Braçes.
“E mbani mend ate kameren me te cilen nje perndjekes perndiqte nje mjeke ne punen e saj? Ate qe shkova dhe e hoqa une! urdheroni; ky eshte per djekesi ne dy dite te ndryshme brenda kater diteve”, shkruan deputeti socialist.
Erion Braçe shkruan se personi që shfaqet në pamje ndodhet në një hapësirë publike, të legalizuar “në mënyrë skandaloze dhe në kundërshtim me ligjin”, duke u rënë në qafë gjithë banorëve të pallatit.
“Tani ne vend qe ndaj ketij te zbatohet ligji, te hetohet legalizimi skandaloz ne hapesire publike, te hetohet ky e zyrtaret e korruptuar qe e kane bere, te shembet e te çlirohet hapesira publike, perfituesi shkon dhe me tej e perndjek njerezit ne pune te tyre duke shkelur çdo ligj”, vijon deputeti i PS.