• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fali tokë publike për kulla në mes të Elbasanit, Taulant Balla tallet me shqiptarët: Projektin e ka firmosur PD, kryebashkiaku e zbatoi

February 2, 2021
in Aktualitet, Kryesore, Rekomanduar, Speciale

Përmes një deklarate, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u mundua të justifikonte xhestin e rëndë të kryebashkiakut të Elbasanit GLedjan Llatja, mbi të cilin rëndon një akuzë mjaft e rëndë, se ka falur tokë për ndërtimin e kullave në këtë qytet.

Sipas Ballës, Llatja nuk ka faj pse e ka zbatuar projektin për tjetërsim të pronës publike, pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur studimin dhe projektin në Bashkinë e Elbasanit, për të cilin vetë PD sot ka denoncuar kryebashkiakun në SPAK.

“Keqardhje që punët më të rëndësishme kthehen në debate politike. Është fake news, ju ftoj që ta verifikoni në Këshillin Bashkiak të Elbasanit.

Është si pasojë e debateve që kanë ata vetë brenda Partisë Demokratike. Sali Berisha ka firmosur edhe studimin edhe projektin e zonës.

Aso kohe ishte Lulzim Basha drejtues i listës së PD-së së Elbasanit. Falë një bashkëjetese që e ka karakterizuar Elbasanin vendimi ka qenë unanim.

Qytetarët e Elbasanit e dinë fare mirë që sipërfaqja e gjelbër do të shtohet. Prokuroria të hetojë. Projektin për të cilin e akuzojnë Llatjen e kanë votuar anëtarët e PD ne këshillin bashkiak të Elbasanit”, ka thënë Balla.

Por fakti që projekti qenka i firmosur nga PD dhe në shkelje të ligjit, nuk e pengon aspak Kryebashkiakun Gledjan Llatja të mos shkel ligjin duke anulluar projektin dhe jo duke e zbatuar atë.

A ndodhet njeri në bashkinë e drejtuar nga z. Llatja që studion këto projekte që janë në kundërshtim të rëndë me ligjin?!

Si mundet një kryebashkiak të zbatoj një projekt të tillë? Sigurisht, vetëm nëse pas projektit fshihen interesa të mëdha duke nisur nga Taulant Balla që e mbron pa justifikim, kryebashkiaku vetë, grupet e interesit, e deri tek PD që paska firmosur projektin dikur në kundërshtim me ligjin.

Nëse Llatja ka falur toka, ai duhet të përgjigjet para ligjit njësoj si të gjithë, bashkë me ata të PD-së që kanë firmosur projektin.

Firmosja e projektit nga PD nuk duhet të jetë justifikim për abuzuesit e ligjit. Asgjë nuk e lehtëson pozicionin e tij, as gjithëpërfshirja e partive më të mëdha në vend për të tjetërsuar, shitur, apo falur pronën publike.

Nëse Llatja ka shkelur ligjin, le të përgjigjet për pjesën e tij, dikush tjetër le të mendoj dhe për pjesën e PD.

Abuzuesit e ligjit, qytetarët i duan të gjithë në burg. Koha e fajit kolektiv ka vdekur me drejtësinë e vjetër, atë që z. Balla premton se kemi lënë pas.

Nëse kjo e reja ekziston, qoftë sadopak, abuzuesit e ligjit duhet të shkojnë në burg. Qofshin të PS-PD-LSI, të kujtdo partie tjetër apo kandidati të pavarur./Ekskluzive.al

Next Post

Kishte shtruar babain në gjendje të rëndë tek Shefqet Ndroqi, këngëtarja humbi sot njeriun e dashur

VIDEO skandaloze/ Fjala e Tomorr Alizotit në Berat bën xhiron e rrjetit: Të vijmë në pushtet për të mbushur xhepat. Edhe une rro… si ju jam

FOTOT/ Ky është i riu që u arrestua se përndiqte Luana Vjollcën, zbulohen mesazhet e tij të frikshme për dy motrat

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved