• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fëmijët e Monikës dhe fëmijët e lopës… Shqipëri

February 12, 2020
in Blog, Ekskluzive, Kryesore, Rekomanduar

Nga Anri Bala

Meqenëse hipokrizia e çdo politikani është etaloni matës i hipokrizisë njerëzore, në rastin e politikanëve shqiptarë, nuk gjendet asgjëkundi… matës për të. Nuk skuqen, nuk zverdhen, nuk nxihen, nuk tremben, nuk tmerrohen, kur vendosin maskën e pafytyrsisë.

Nuk është se e bëjnë për argëtim, por e kanë mjet punësimi, duke bindur veten, se hipokrizia e tyre nuk është tallje për ata që i dëgjojnë, por për ato që nuk i kuptojnë, sepse është art.

Hajde mos e kupto “dhembjen” e Monika Kryemadhit si “nënë e rinisë shqiptare”, që i dhimben gjithë ata djem dhe vajza, që kanë braktisur Shqipërinë “nga Edi Rama”, por edhe prej “lopës” Shqipëri, që nuk u jep qumësht nga gjiri i saj, sikurse u ka dhënë fëmijëve të Ilirit.

Ndërsa, dhjetra e qindra nga këto djem e vajza, ndoshta që nuk e gjejnë veten jashtë Shqipërisë, ku jetohet më mirë dhe punohet më mirë, sepse e mira për ta , vlen shumë dhe nis me sakrificë të madhe, fëmijëve të Monikës as që u shkon ndërmend, që jashtë Shqipërisë ka parajsë si e tyre, aq më tepër, kur shikojnë si ndryshoi jeta në foto e gjyshit apo gjyshes, duke shitur domate dhe qepa, apo libra si bukinist, duke prashitur e vjelur patate në fermë  si brigadier , që u ndryshoi jeta si në përralla… milioner.

Ndaj, nuk habitem aspak pse nuk e dëgjova asnjëherë zonjën e parë, të dytë, të tretë, që tu bëj apel fëmijëve të saj të kthehen në atdhe, jo për ndonjë gjë, por për hipokrizi… si artiste që është në këtë rol.

A e dini se pse?! Ato vijnë vetë, sepse kanë ikur për tu kthyer, deri kur ky vend ,të jetë parajsa e sojit të tyre.

Natyrisht, që ata do vijnë për t’i vazhduar gjërat aty ku do i lënë,, e ëma dhe i ati, sepse nuk janë fëmijë fakir-fukarenjsh, që u ka rënë bretku prindërve për t’i shkolluar dhe specializuar me mund dhe që duan vite ta marrin veten nga kjo barrë e rëndë, por janë fëmijët e “lopës”… Shqipërisë tonë zemërmadhe, të cilës i varën cicat e mëdha deri në gjunjë nga thithjet e babëzisë të atyre, që i ushqeu dhe vazhdon t’i ushqej me qumësht dallandysheje bijtë e çakejve, përderisa tufa e luanëve rreth e rrotull, nuk ka as zot as mbret.

Ndaj, Kryemadhi nuk e ka hallin tek rinia, por tek skllevërit e rinj ,që do i rrjeshtoi për copën e bukës në grazhdin e Partisë, kur ajo do drejtohet prej njërit nga anëtarët e familjes Adams, ku të ardhurit do kënaqen me lëpirse dhe qiqra në Jalë… një herë në vit dhe do presin, derisa të hidhet spiranca e pushtetit pas katër, tetë, dymbëdhjetë apo kurrë… vjetësh.

Por, kjo nuk do ndodhi kurrë, sepse vërtetë ëndrrat janë falas, por si kjo e saj, i shikon vetëm ai që fle me sy hapur dhe Monika nuk do të ketë mundësi deri sa të zgjohet nga kllapia e tmerrit të së ardhmes. Faljet e saja, sa në Teqet e Bostonit e Kishat e New Jorkut, për mëkatet në pushtet ndaj fëmijëve të “hallkut”, janë përpjekje si të djallit, që kërkon të blej një fytyrë engjëlli me gjak vampiri./Ekskluzive.al

Next Post

Këshiltari Henz shpjegon pse u kthye Luli tek shtëpi e gjyshe Verës

Basha mund ta ketë qetësuar gjyshe Verën, por ka çmendur gjysh Saliun

Presidenti i Këshillit Evropian thërret në takim joformal krerët e Ballkanit Perëndimor para samitit të Zagrebit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved