• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Friday, September 5, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Flet djali i inxhinier Gjadrit: Historia e shitjes së hidrocentraleve të Shqipërisë nga Sali Berisha!

March 21, 2023
in Aktualitet, Kryesore

Sot në emisionin “Shqip” në DritareTv gazetarja Rudina Xhunga solli historinë e jashtëzakonshme të dy inxhinierëve që ndërtuan Shqipërinë, inxhinier Gjovalin Gjadri dhe i biri, Egon Gjadri. Historia e familjes u tregua nga pasardhësi i familjes, Ervin Gjadri.

Ai tregoi në studion e Shqip, me modesti dhe krenari historinë e shkencëtarëve që krijuan veprat të cilat i mbijetuan shekullit. Gjithçka në emër të dijes dhe dashurinë për Shqipërinë. Ervin Gjadri tregon trishtimin e viteve të fundit e babait të tij, ndërsa hidrocentralet ku ai la jetën, iu shiten 100 të huajve, duke cenuar punën e aq shume njerëzve dhe mbi të gjitha, pavarësinë energjetike të Shqipërisë.

Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 ishin fillesat e karrierës së inxhinier Gjadrit dhe shitja e tyre në 2013-ën e tronditi shumë. Ervini thotë se ai ishte thjesht i pafuqishem për të reaguar sepse idrocentralet Bistrica 1, Bistrica 2, Ulza e Shkopeti, mbanin firmën e inxhinierit dhe një ekipi të madh.

Edhe pse atëherë ishin në pronë të shtetit, Sali Berisha në ditët e fundit të qeverisë së tij, në maj 2013, ia shiti kompanisë turke “Kurum”.
Kurumi i bleu këto hidrocentrale kur ishin në gjendje pune, të saporikonstruktuara nga një kredi 22 milionë euro të BERZH që ende e paguan shteti shqiptar dhe do vijojë ta paguaje deri në 31 dhjetor 2044.

Ja si shprehet vite më pas, djali i inxhinier Gjadrit: “Kur u shitën dy Bistricat babai pësoi një tronditje të madhe sepse aty kishte nisur karrierën e tij, kishte kujtimet më të bukura të jetës së tij. Dhe mbi te gjitha iu duk diçka absurde.

Nuk i morën asnjë mendim kur i shitën. Nuk e pyeti njeri. U shitën në maj të 2013-ës. Iu shitën firmës Kurum, Ulza, Shkopeti dhe dy Bistricat. Babai në atë kohës ishte i pafuqishëm. Ato ishin hidrocentrale funksionale, më tepër se funksionale, ishin të rikonstruktuara me një kredi te madhe te Berzh . Për Bistrica 1 dhe 2 janë investuar rreth 22 milionë euro.

Mendoj se këtë kredi e paguan akoma shteti shqiptar. Afati i kredisë është deri në vitin 2044. Të dyja hidrocentralet ishin në efiçencë të plotë dhe kanë qenë shumë rentabël. Prodhonin energji, jo sa Fierza apo Kaskada e Drinit, por rreth 10% të prodhimit të tyre, pra disa miliona euro në vit. Në momentin që është nënshkruar kontrata e shit-blerjes së tyre, firma turke nuk jepte asnjë lloj shpjegimi dhe llogarie shtetit shqiptar.

Sepse u shitën 100% të aksioneve. Dhe pronar i gjithë kësaj pasurie publike u bënë te huajt. “- thotë djali i inxhinier Gjadrit i cili kujton në një intervistë të gjatë kohën kur një skuadër burrash të jashtëzakonshëm me kapiten Radovickën në krye, sollën drite për Shqipërinë./dritare.net

Next Post

Një kartolinë për Saliun, Ilirin dhe SPAK-un e kanaleve! Privatizimi e Hec-ve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 një krim? Po Rama pse hesht prej 10 vitesh?

Barça “merr frymë lirshëm”, prokuroria mbyll çështjen “Negreira”: Nuk ka prova se katalanasit kanë korruptuar arbitrat

Sot festa e Sulltan Nevruzit, dita e shpresës dhe e ringjalljes për besimtarët bektashinj

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved