• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, September 19, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Flet ish-shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi: Më kanë thirrur në Hagë të dëshmoj

September 19, 2025
in Aktualitet, Debat

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, ka deklaruar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV se është thirrur si dëshmitar në Gjykatën e Hagës për të dëshmuar në mbrojtje të UÇK-së.

Klosi theksoi se shumë dëshmitarë nuk po akuzojnë drejtpërdrejt komandantët e UÇK-së dhe se mungesa e provave konkrete ka zgjatur procesin:

“Dëshmitarët që janë thirrur në Hagë nuk po përmendin emrat e ish-krerëve të UÇK-së, sepse nuk kanë qenë asgjëkundi në skenë. Edhe nëse kanë bërë ndonjë hile, ose krim, nuk e kanë bërë në sy të dëshmitarëve.

Pra, ata nuk po i akuzojnë për gjëra konkrete, por sepse kishin një ushtri dhe nuk ishin në gjendje ta kontrollonin. Ata nuk kanë prova konkrete për komandantët. Ndaj po zgjatet tani procesi. Fakti që po i mbajnë në paraburgim për kaq shumë kohë duket sikur duan t’i shpallin fajtorë, por vështirë të ndodhë.

Mua më ka kërkuar mbrojtja si dëshmitar në Hagë. Do të shkoj, por unë nuk kam qenë në Kosovë asokohe, sepse pjesa më e madhe e problemeve janë pasi kanë hyrë ushtritë aleatë në Kosovë, kur UÇK-ja nuk ishte më operative.”

Klosi shtoi se roli i komandantëve politikë të UÇK-së shpesh keqkuptohet, pasi ata nuk kanë vepruar drejtpërdrejt në terren, por kanë organizuar ushtrinë, gjë që ka vështirësuar gjykimin dhe proceset gjyqësore.

Fatos Klosi: Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, të fabrikuara!

Fatos Klosi deklaroi se shumë nga akuzat ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës janë të fabrikuara. Ai theksoi se proceset kanë qenë të komplikuara dhe se gjykata mund të shpallë të pandehurit fajtorë, por nuk është e qartë se sa do të arrijë në praktikë.

“Hetimi u zhvillua me kohë të gjatë dhe kufijtë u tejkaluan në mënyrë të dukshme, gjithmonë me qëllim të nxjerrjes së sa më shumë dëshmitarëve. Natyrisht, shumë gjëra kanë ndodhur, por është e qartë që akuzat ishin shpesh të fabrikuara,” – tha Klosi.

Ai shpjegoi gjithashtu se prokurorët u vunë përballë sfidave të mëdha, pasi komandantët politikë nuk vepronin drejtpërdrejt në terren:

“Këta po i akuzojnë për faktin që kishin një ushtri operative. Fakti që po i mbajnë në paraburgim për kaq shumë kohë sikur po ngulin këmbë që t’i shpallin fajtorë, pavarësisht se është shumë e vështirë. Dëshmia e Rubinit qe më shumë një deklaratë e përgjithshme, lidhur me UÇK-në, jo me këta persona. Është e vështirë për të dyja palët në një gjyq të tillë. Ata nuk kanë prova direke për komandantët.

Por ata thonë se përse krerët nuk ishin në gjendje ta kontrollonin ushtrinë. Edhe mbrojtja është shumë e vështirë. Duhej të demonstronin që ekzistonin urdhra. Por këta nuk janë njerëz të zakonshëm; janë shefa të një lëvizjeje dhe nuk kanë pasur mundësi të përplaseshin drejtpërdrejt me kundërshtarët, qofshin shqiptarë të Kosovës apo serbë”, tha Klosi.

Klosi tha se ish-presidenti dhe ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk ka komanduar drejtpërdrejt njësitë ushtarake në terren:

“Hashim Thaçi nuk ka qenë kurrë komandant operativ në terren. Ai ka pasur një rol politik dhe ka bashkëpunuar me shtetet e tjera, por nuk i ka komanduar drejtpërdrejt njësitë.”

Megjithatë, Thaçi është akuzuar për krime lufte për shkak të rolit të tij në ndërtimin e ushtrisë së organizuar të UÇK-së:

“Problemi i ka ardhur nga fakti që akuzoheshin të gjithë për krime që lidhen me luftën, duke e ngatërruar rolin e komandantëve politikë me atë të ushtarakëve në terren. Ata nuk kanë kryer krime në mënyrë direkte, por janë akuzuar për faktin që kishin ndërtuar një ushtri të organizuar”, tha Klosi.

Next Post

Ndahet nga jeta ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta

Luan Baçi "zbulon" emrin e kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, plas e qeshura në studio

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved