• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Fortesa bërthamore” e Iranit nën tokë sfidon Izraelin: Pse Fordow është i paprekshëm edhe nga bombat më të fuqishme ajrore?

June 17, 2025
in Bota

Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit mbeten të larta, vëmendja ndërkombëtare është përqendruar sërish tek objekti bërthamor Fordow – një kompleks thellësisht i fortifikuar që mban çelësin e aftësive bërthamore të Republikës Islamike.

I ndodhur pranë qytetit të shenjtë të Qomit, ky kompleks nëntokësor konsiderohet sot si një nga objektivat më të vështirë për t’u goditur, madje edhe për forcat ajrore izraelite.

Një strukturë e ndërtuar për të mbijetuar

Fordow, ndërtimi i të cilit filloi rreth viteve 2006-2007 dhe u zbulua publikisht vetëm në vitin 2009, është pozicionuar në një zonë malore që ofron mbrojtje natyrore. Sipas një raporti të RUSI (Royal United Services Institute) në Mbretërinë e Bashkuar, struktura ndodhet rreth 90 deri në 100 metra nën tokë – një thellësi që e bën pothuajse të paprekshme nga bombat e zakonshme të shkatërrimit të bunkerëve.

Ndërsa forcat ajrore izraelite posedojnë armë të sofistikuara, ato nuk zotërojnë bombat ultra të fuqishme GBU-57A të zhvilluara nga Pentagoni, të cilat kërkojnë avionë strategjikë si B-2 për t’u përdorur. Në sulmet e mëparshme, Tel Avivi ka mundur të “gërvisht” vetëm pjesën e jashtme të Fordow – siç tregojnë edhe imazhet satelitore të fundit, ku shihen dëmtime të vogla në një mur mbajtës pranë hyrjes.

Një mësim nga historia

Iranit nuk i mungon përvoja kur bëhet fjalë për rrezikun ndaj objekteve strategjike. Pas sulmit izraelit ndaj reaktorit bërthamor irakian Osirak në vitin 1981, Teherani filloi ndërtimin e objekteve nëntokësore të fortifikuara. Përveç Fordow, një tjetër strukturë e rëndësishme është ngritur në Kolan Gaz, në jug të Natanzit.

Këto qendra janë projektuar jo vetëm për të garantuar vazhdimësinë e programit bërthamor, por edhe për t’u bërë pothuajse të papenetrueshme ndaj sulmeve të mundshme ajrore apo komando. Përveç mbrojtjes fizike, ato shoqërohen edhe me sisteme të ndërlikuara të sigurisë perimetrale dhe trupa elitare të Gardës Revolucionare që mbrojnë ambientet.

Një objektiv vetëm për SHBA?

Zyrtarë ndërkombëtarë dhe analistë të sigurisë kanë theksuar se vetëm një ndërhyrje ushtarake amerikane mund të kishte potencialin për të dëmtuar në mënyrë efektive Fordow. Megjithatë, as kjo nuk është garanci e plotë suksesi për shkak të thellësisë dhe ndërtimit të strukturës.

Alternativat tjera, si sabotimi i brendshëm, janë përdorur më parë – për shembull në rastin e impiantit të Natanzit – por këto metoda vështirë të funksionojnë më shumë se një herë, pasi Irani ka mësuar nga precedentët dhe ka rritur vigjilencën.

Një tension në rritje

Ndërkohë që lufta në Lindjen e Mesme mbetet aktive dhe përshkallëzimi mes Izraelit dhe Iranit është një mundësi reale, Fordow përfaqëson një “pikë e nxehtë” potenciale që mund të përcaktojë skenarin e ardhshëm rajonal. Nëse përshkallëzimi arrin në një nivel më të lartë, kjo strukturë bërthamore mund të jetë ndër objektivat e parë të një lufte të hapur.

Por për momentin, ajo mbetet një fortesë e paprekshme – një simbol i ambicieve bërthamore të Iranit dhe një sfidë serioze për çdo kundërshtar të jashtëm.(TCH)

Next Post

VIDEO/ Izraeli godet Televizionin Shtetëror Iranian gjatë transmetimit live

Kritika të forta për KLP dhe KLGJ: Kriminale që në Magjistraturë japin mësim të larguarit nga Vettingu!

Trump largohet para kohe nga samiti i G7 në Kanada, paralajmëron nga rrjetet sociale: Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved