Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, bën lëvizjen e parë pas marrjes së detyrës, duke shkarkuar zv.ministrin Andi Mahila.
Shkak për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra mësohet të jetë bërë një foto e shkrepur nga një qytetar ku Mahila shihet duke pirë cigare në ambientet e brendshme të zyrës së tij.
Kjo foto ka mbërritur në duart e Albana Koçiut, e cila menjëherë ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra.
Andi Mahila mban postin e zv.ministrit të Brendshëm që prej janarit 2021. Shkarkimi i tij ende nuk është zyrtarizuar, ndërsa nuk dihet as kush do të jetë pasuesi i radhës në këtë post.