1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
bursa escort bursa escort
Marsbahis
Holiganbet
tesbih
escort konya
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
romabet romabet romabet
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 22, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fotografi i kohës së diktaturës rrëfen si e bëri foton e fundit të Enverit dhe atë të Kristaqit me Edi Ramën

September 13, 2019
in Aktualitet, Nostalgji
        
 

Dokumentari i gazetares Genta Popa Prodani, qe u transmetua te dielen ne mbremje ne ciklin “Exclusive”, ne Top Channel, i kushtohet fotografit te mirenjohur Petrit Kumi, i cili ka lene gjurme shume te rendesishme ne historine e fotografise shqiptare para viteve 90.

Mjeshtri i mirenjohur tregon per rrugetimin e tij si fotograf, kontributin e tij te gjate tek revista Ylli, bashkepunimin e tij me intelektualet e shquar Ismail Kadare dhe Dhimiter Shuteriqi, si dhe per foton e fundit te Enver Hoxhes, kur gjendja e renduar shendetesore e diktatorit mbahej sekret per publikun.

Nga Genta Popa Prodani

Petrit Kumi, mjeshtri me nje karriere gjysmeshekullore ne fotografine e shtypit, eshte sot i fundmi i nje plejade fotografesh shqiptare qe ruan ende emocionet dhe sfidat e nje kohe tjeter te fotografise, krejt e ndryshme nga kjo e sotmja. Atehere asgje nuk ishte digitale, e castit. Perkundrazi, rezultati i shkrepjes se kerkuar vinte pas oresh te tere pritje ne dhomen e erret.

“Puna krijuese ne dhomen e erret- kujton Petrit Kumi, zhvillimi i negativeve dhe fotografise neper bacinela do te mbetet per mua nje kujtim i perhershem gjate gjithe karrieres sime ne fotografi, nje pervoje e jashtezakonshme dhe e paperseriteshme, unike ne llojin e vet. Kam qene pjese e atij grupi krijuesish te fotografise shqiptare qe i dha jete artit fotografik ne ato vite duke e zhvilluar ate brenda mundesive qe kishim. Nepermjet kesaj pervoje jam njohur me fotografine e vertete si shkence dhe si art“.

Mbi te gjitha, ishte koha kur arti i fotografise ashtu si dhe te gjitha artet e tjera ne vend, zhvillohej krejt ne kushtet e nje lirie te cunguar, qe kufizonte frymezimet e bukura dhe te natyrshme te shpirtrave te lire artistike, per ti ndrydhur ato ne thellesite me te medha te ndergjegjes, per nje kohe te gjate. Aq sa jeta e nje njeriu te mos mjaftoje per ti rinxjerre me prej andej.

Ne dokumentarin “Petrit Kumi, fotografi ne kohen e diktatures„ mjeshtri i mirenjohur shpreh keqardhjen qe nuk eshte fotograf ne kete kohe, kur edhe me nje celular, sic thote ai, mund te besh gjera shume te mira. “Rendesi ka ideja dhe mendimi i qarte per ate qe deshiron te besh. Sot nuk ke nevoje te pyesesh sekretarin e partise per te bere nje foto, e ke ne rruge motivin, rrembeje dhe nxirre ne foto„

Petrit Kumi rrefen per Exclusive se si u be fotograf ne kushtet e mungeses se nje shkolle te mirefillte te ketij zhanri ne Shqiperi dhe te mjeteve te nevojshme per te zhvilluar fotografine moderme shqiptare. “ Ishte nje kohe shume e veshtire, ku mungonte baza materiale qe une ta zhvilloja fotografine sipas kerkesave qe kisha”

Me nje karriere gati gjysme shekullore ne fotografine e shtypit, Petrit Kumi kujton se ne vitin 1952, fitoi cmim ne konkursin nderkombetar te fotografise se shtypit ne Moske. Ne vazhden e viteve 50 ai u be pjese e fotografeve qe punuan ne Agjensine Telegrafike Shqiptare, ku realizoi shume fotografi te personaliteteve te rendesishme qe vizituan atekohe Shqiperine, perfshi Nikita Hrushovin, kryetarin e Bashkimit Sovjetik, aleatit me te madh te regjimit te kohes. Mjeshtri Petrit Kumi u identifikua me pas me Revisten Ylli, te vetmen reviste social-kulturore te kohes se diktatures, ku punoi si fotograf dhe fotoreporter per disa dekada. Ne qender te fotove te tij ishin me se shumti njerezit e thjeshte ne perditshmerine tyre. Por dimensioni i tyre artistik i bente ato shume te pelqyeshme per publikun.

Ndersa shkrepte foto ne cdo cep te Shqiperise se kohes, ai vazhdimisht kerkonte te thellohej ne debate te rendesishme per fotografine te cilat i gjente te trajtuara sidomos ne ndonje reviste te huaj qe arrinte ti binte ne dore. Ku fillon piktura e ku mbaron fotografia? Apo anasjelltas.

Petrit Kumi bisedonte shpesh per fotografine me intelektualet e shquar te kohes si Ismail Kadare e Dhimiter Shuteriqi, dhe mbi vargjet e tyre shkrepte fotot e tij.

“Une perfitoja shume nga kultura dhe informacioni qe ata kishin per fotografine – thote Kumi, dhe nje jave shkoja tek Kadare, e javen tjeter tek Dhimiter Shuteriqi. Nuk i ndahesha une atyre. Ende sot ruaj nje leter te Dhimir Shuteriqit me komentet e tij mbi fotografine. Ai ishte i madherishem ne informacionet qe kishte edhe ne kete fushe”.

Kumi komenton ne “Exclusive” nje fotografi te shkrepur prej tij gati 30 vjet me pare ku skulptori i mirenjohur Kristaq Rama bisedon me te birin Edi Ramen, atehere pedagog ne Akademi e Arteve dhe sot kryeminister i vendit.

“Kjo foto – tregon Kumi, eshte bere ne vazhden e ndjekjes qe une i beja figurave qe i vleresoja, ne kete rast sidomos te Kristaq Rames, qe ishte nje skulptor i shquar. Ndersa Edi atehere ishte shume popullor dhe benim shume biseda se bashku”.

Sa here qe ne familjen Hoxha nevojiteshin fotografi artistike, do te thirrej Petrit Kumi. “Ai kishte kete aftesine e fotografit artist”- thote fotografi Roland Tasho. Petrit Kumi rrefen ne “Exclusive” se si arriti te realizoje foton e fundit te Enver Hoxhes, ne kushtet kur gjendja shendetesore e Hoxhes ishte shume e renduar dhe mbahej sekret per publikun.

Mjeshtri Kumi nuk e harron se, kur e moren per here te fundit per te fotografuar Enver Hoxhen, ka pritur 12 -13 ditë aty, në atë dhomën qe kishte krijuar per realizimin e fotos.

“Mesa duket ai refuzonte ose ishte i pamundur nga pikëpamja shëndetësore. Të shtëpisë më thonin, ja tani do e bëjmë, e kur shkonte ora dy më thonin, hajde nesër. E kështu shkoi dita ditës. Kur erdhi ajo ditë, dita e 12. Ai erdhi u ul aty, e ishte shumë i kontraktuar. Bera shume shkrepje por vetem e para ishte me e pranueshme. Eshte ajo qe eshte botuar ne reviste”

Duke ju referuar periudhes qe ai fotografoi ne disa dekada, Petrit Kumi e di se kishte plot ane te tjera te realitetit shqiptar te cilat ai nuk mund ti fotografonte, pasi sic thote Kumi, kjo binte ndesh me politiken e kohes.

“P.sh, unë nuk kam fotografi në radhët e njerëzve që prisnin të merrnin vajguri, apo të atyre që mbanin radhë për të marrë bukën, nuk kisha interes të nxirrja shishet e qumështit apo radhët e mëdha. Kjo binte në kundërshti edhe me idetë e partisë, e ja ku del politizimi, dhe mund të gjobiteshe”. Ndaj dhe shumecka qe lidhet me anet me te erreta te nje realiteti te dukshem e te padukshem te asaj kohe, do te mbetet e fiksuar vetem ne memorien e disa brezave, qe u privuan te deshmojne lirisht kohen e tyre, me te gjitha anet e saj.


        
 
Next Post

Artan Fuga ironizon keq deputetët: "Mos shkoni tek SHIK, unë i di ku gjenden provat për djegien e Parlamentit"

Gjyqtari Gjovalin Përnoca ngel në "rrjetën" e vetingut

42 milionë euro për Reformën në Drejtësi/ Ultimatumi i ambasadorit Soreca: S’ka kohë për të humbur! Reforma të ecë përpara

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

Na ndiqni në rrjetet sociale

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
rokubet giriş 1win giriş norabahis giriş yabancı dizi izle Betlist
electroluxpk.com gmetruth.com