Fatmir Mediu, i cili është duke u gjykuar në GJKKO për aferën korruptive të Gërdecit, në të cilën humbën jetën 26 njerëz të pafajshëm, u pa sot në ndizte qiri në një aktivitet përkujtimor për aktivistin amerikan Charlie Kirk.
Pas kësaj, nxitoi të shfaqej në një ekran televiziv pikërisht me librin e të ndjerit, ku tregoi miqësinë e tij dhe takimin me Kirk, duke u shprehur se kishin biseduar edhe për një vizitë në Shqipëri.
Për të mos mjaftuar këto, mjafton të shohësh profilin në rrjetet sociale dhe sheh se Mediu ka më shumë foto në SHBA se sa në Shqipëri, duke folur për çështje ndërkombëtare, por asnjëherë për ato shqiptare të politikës së ditës.
Madje, edhe në seancën e fundit në GJKKO mungoi me justifikimin që ishte në një takim jashtë shtetit.
Është e kuptueshme që shumica e atyre që del foto as nuk e njohin dhe as nuk e dinë që personi që dalin në foto është duke u gjykuar në Shqipëri për korrupsion dhe fotot me ta i përdor për t’i bërë presion gjykatës si njeri që ka mbështetje amerikane, ndaj mos e trazoni.
Deri më tani nuk është se nuk i ka dhënë efekt një strategji e tillë, por të shohim deri në fund në gjykata do japë një vendim të drejtë apo do intimidohet nga këto presionet ‘amerikane’ dhe ndërkombëtare që organizon Mediu për t’i ikur dënimit./ TemA