• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Frika nga hetimet dhe sekuestrimi i pasurisë, 38 gjyqtarë dhe prokurorë japin dorëheqjet, i shpëtojnë në bllok vetingut

August 13, 2020
in Aktualitet, Kryesore

Frika nga hetimet dhe sekuestrimi i pasurisë ka bërë që shumë gjyqtarë dhe prokurorë të japin dorëheqjen nga detyra e tyre. Të shumë janë emrat, të cilët duke mos justifikuar pasurinë e tyre, kanë gjetur mënyrën për t’u larguar vetë nga sistemi i drejtësisë, për plot 15 vjet.

Sipas një raporti të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit bëhet me dije se nga momenti që ka nisur vetingu, pra që në muajin shkurt të vitit 2018 e deri në muajin prill 2020 numri i të dorëhequrve ishte 30. Por kjo rrugë po vijon të ndiqet ende. Nga muaji maj deri më tani janë shtuar edhe 8 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët kanë dorëzuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për ndërprerje të vetingut.

Më konkretisht, kanë dhënë dorëheqjen gjatë këtyre 3 muajve të fundit Arjana Liço, Marjana Shtjefni, Ndue Gjura, Amarildo Laçi, Petraq Dhimitri dhe Nezir Gjoka. Po ashtu, 2 të fundit që u dorëhoqën ishin Gjin Gjoni dhe Alaudin Malaj.

Precedenti “Llalla”

I pari që nisi rrugën e dorëheqjes ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili sapo u njoh me gjetjet nga ana e KPK dorëzoi dorëheqjen, ku kërkoi edhe ndërprerje të procesit të vetingut. Ndërsa ky precedent duket se është ndjekur edhe nga 37 prokurorë dhe gjyqtarë, në mënyrë që t’i shpëtojnë shkarkimit dhe sekuestrimit të pasurisë.

Pra, precedenti “Llalla” duke se po përdoret si strategji për të shpëtuar të zhyturit në afera. Kjo pasi sipas ligjit, sapo një gjyqtar dhe prokuror paraqet dorëheqjen para Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ajo merret në konsideratë dhe vihet në dijeni Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili ndërpret procesin e vetingut për ta. Por numri i të dorëhequrve në sistemin e drejtësisë pritet që të rritet, pasi zhytja e tyre në afera duket se u ka futur frikën nga hetimi dhe sekuestrimi i pasurisë.

Ja si i shpëtuan vetingut me dorëheqje

Gazeta e ka deklaruar dhe publikuar edhe më parë mënyrën se si gjyqtarët dhe prokurorët i kanë shpëtuar vetingut përmes dorëheqjeve. Sipas ligjit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të vetingut shkëmben korrespodenca me gjyqtarët dhe prokurorët që janë duke hetuar nga komisioni, ku në disa raste që ka paqartësi, kërkon nga ta informacione shtesë.

Por, duke qenë se këto korrespodenca tregojnë qartë se diçka nuk shkon dhe se deklarimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk përputhen me gjetjet e ekspertëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë hetimit në të tre shkallët, njerëzit e drejtësisë zgjedhin rrugën më të shkurtër për t’i shpëtuar darëve të vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po dorëhiqen, duke nxjerrë justifikime, si arsye shëndetësore dhe personale sapo njihen me aktet e KPK.

Gazeta ka bërë një bilanc dhe nga fillimi i 2019-ës deri më tani që po flasim, janë plot gjyqtarë që janë dorëhequr. Më konkretisht, 10 gjyqtarë janë dorëhequr gjatë vitit 2019, ku katër janë dorëhequr në muajin dhjetor, dy në muajin nëntor, dy në muajin tetor, një në muajin korrik dhe një në muajin prill. Mes këtyre dhjetë gjyqtarëve që janë dorëhequr gjatë vitit 2019, bie në sy emri i Astrit Haxhialushit, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi dhe gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Agim Bendo, gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljana Baku, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Eneida Civici, etj.Sot/ ELISJEDA KIKO

Next Post

Ja sektorët që do të përbëjnë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe si do shkohet te arrestimet e bujshme

E pabesueshme por e vërtetë, njihuni me njeriun më të korruptuar në Kinë, që ka mbi 100 dashnore dhe 3 ton para

Paga e luftës, Drejtoria e Tatimeve jep afatin e fundit të ankesave nga ata që nuk e kanë përfituar ende

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved