1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bakırköy escort
ataköy escort
istanbul escort istanbul escort bayan
escort bayan
konya escort
bakırköy escort ataköy escort
bedavabonus.com
izmir escort
esenyurt escort mecidiyekoy escort avcilar escort istanbul escort istanbul escorts
mersin escort istanbul escort arnavutkoy istanbul escort azeri istanbul escort sefakoy istanbul escort ukraynali
istanbul escort
bursa escort bursa escort
tesbih
şişli escort
istanbul escort
escort konya
skype show whatsapp show
ankara escort
escort eryaman
Fapjunk.com
alanya escort bayan
casibom
deneme bonusu veren siteler
  • KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Frrok Çupi nxjerr detaje nga “dosja e zezë” e Sali Berishës: Vrau 200 djem në Tropojë, dërgoi fëmijë me kallash…

July 18, 2025
in Debat
        
 

Frrok Çupi nxjerr detaje nga “dosja e zezë” e Sali Berishës: Vrau 200 djem në Tropojë, dërgoi fëmijë me kallash në Jug, dhunoi qytetarë për prona në Hamallaj dhe Kakome, shantazhoi investitorë me Argitën dhe futi Damir Fazliçin në qeveri, ja si e kthehu Shqipërinë në pronë private

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka hedhur akuza të forta dhe tronditëse ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar si njeriun që ka shkatërruar themelet e shtetit shqiptar. Në një intervistë për “ABC News”, Çupi e përshkruan Berishën si figurën më përçarëse dhe të rrezikshme që ka njohur vendi në këto tri dekada. Ai e akuzon për vrasje të rinjsh në Tropojë, për përdorim të fëmijëve me armë në konfliktet civile dhe për dhunë brutale ndaj qytetarëve për interesa klienteliste. Çupi thotë se Berisha përdori pushtetin për të përvetësuar prona, për të shantazhuar investitorët përmes vajzës së tij dhe për të futur në qeveri figura të errëta si Damir Fazliç. Ai paralajmëron se tezat e reja për përçarje Veri-Jug nuk janë gjë tjetër veçse vazhdim i një strategjie të vjetër antikombëtare. Sipas tij, Berisha është sot një figurë e konsumuar që kërkon ta rrënojë vendin bashkë me veten.

–Zoti Çupi, pse Berisha në rastin e Thethit po ngre tezën e luftës mes veriut dhe jugut, duke i fryrë zjarrit të përçarjes? Dikush do e konsideronte një tezë të dështuar të tij si shumë teza të tjera, por dikush tjetër do e konsideronte si një tezë kriminale. Çfarë qëllimi ka Berisha me këto qëndrime?

Në radhë të parë, kjo është e pritshme. Nga Sali Berisha pret gjithçka të keqe, gjithçka të dëmshme. Sali Berisha e shikon veten në fundin e botës dhe tenton të tërheqë sa të mundet me vete në atë “jetën e përtejme” politike, madje edhe vendin. Vendi, në fakt, populli shqiptar i ka bërë ndere të mëdha, por ka bërë nder të gabuar. Ka bërë nder te një person i cili e ka urryer dhe urren gjithçka të mirë në këtë vend. Së dyti, po ta nis nga më e thjeshta, Berisha dhe të tijtë janë shumë inferiorë ndaj vendit të tyre. Sali Berisha po nuk e pushtoi dot një gjë, ai e urren në tërë qenien e tij, në gjithë eksperiencën e vet. Një rast flagrant është ai i Azem Hajdarit; ai nuk hynte në shtëpinë e tij derisa u vra, pastaj e “pushtoi”, i hyri me këmbë e me duar. Merrni Tropojën. Tropoja që nuk e pushtoi dot sepse tropojanët e njihnin, ai nisi “pushtimin”.

Vrau 200 djem. Janë 200 djem të rinj që Sali Berisha paska dashur veriun shumë. Po janë tropojanë të gjithë djemtë më të mirë. Sali Berisha dhe të tillë dominohen nga psikoza e kaçavidës. Shiko, Sali Berisha është një kaçavidë që futet kudo kur sheh një të qarë dhe ai do të shpartallojë murin, do të shpartallojë të mirat e Shqipërisë, do të shpartallojë unitetin, do të shpartallojë kombëtarësinë. Është i vetmi udhëheqës shqiptar, politikan shqiptar, njeri që ka nxjerrë kokën mbi ujë në këtë vend, i cili shfaqet hapur për ndarjen e vendit në mënyrë ekstreme, për ndarjen, për përçarjen e vendit. Asad Pashë Toptani apo Haxhi Qamili, që mbahen si ikona të përçarjes, nuk e kanë çuar armën e tyre deri në pikën sa të ndajnë Jugun me Veriun. Njëri ka dashur të marrë Kavajën, tjetri ka dashur të marrë Durrësin dhe kaq ka mbetur historia. Por çfarë bie në sy me këtë rast?

Bie në sy mungesa e legjislacionit shqiptar. Ne jemi njerëz që themi nacionalizmi, kombësia, patriotizmi, e të tjerë, por nuk kemi ligje që të mbrojnë në çdo moment prekjen e interesave dhe mospërçarjen e vendit. Për të thënë të vërtetën, Berisha tashmë është njeriu më i urryer dhe më i neveritur që ka Shqipëria. Sali Berisha i ka marrë veriorët thjesht si “top” për të sulmuar Jugun dhe e ka sulmuar madje edhe me armët e shtetit, për të cilat kishin investuar vetë. Berisha ka marrë një fëmijë nga Bulqiza, 12-13 vjeçar, të pajisur me kallashnikov, dhe e ka nisur për të luftuar në Jug. Gjatë rrugës në makinë, ai ka kërkuar prindërit e tij dhe meqë nuk ndaluan makinën, ai u hodh, vdiq në rrugë dhe të tjerët e qëlluan me armë. Aktet e Sali Berishës janë rrëqethëse dhe ai dëshiron vendin të shkatërruar, në konflikt, në rrënim. Mizoria e tij lind nga fakti se ai nuk e njeh Shqipërinë dhe nuk e do kështu.

Ai praktikisht thotë që nuk bëhet mirë që “preken” bashkitë, nuk bëhet mirë që rindërtohet Thethi, sepse ai nuk do ta rindërtohet. Ai nuk e percepton dot. Ajo që ndodhi në Theth, në fund të fundit, ishte thjesht një teatër, një lloj komedie, një falsitet. Ajo është pikërisht “lëkura” e Sali Berishës që dilte tek ca tipa që thonin “unë jam Barjaktari”, si ai prifti apo “delingjiu” që pretendonte të luftonte kundër qeverisë së Shqipërisë, por në fakt atij i kishte marrë Sali Berisha me ata të tij oborrin e kishës.

-Duke ecur në këtë logjikë që thua, dikush do të thoshte që të paktën Berisha nuk duhet të ketë fytyrë apo moral të dalë e të flasë për këto teza. Pasi ka qenë ai i cili ka futur në luftë civile veri-jug shqiptarët…

Ka qenë qeveria e tij ajo e cila ka masakruar banorët e Hamallajt apo edhe Kakomesë për pronat e tyre. Këto janë pamjet nga Kakome dhe Hamallaj në kohën e qeverisë Berisha kur qytetarët janë dhunuar pikërisht nga qeveria e tij, nga policia për pronën private. Në qeverinë e tij, investitorët e huaj dhunoheshin dhe ka qenë vajza e tij, Argita Malltezi, ajo e cila kërkonte 3 milionë euro nga investitorët e huaj (si rasti i biznesmenit Ansar), raste këto të denoncuara edhe në media. Ka qenë qeveria e Berishës ajo e cila ka futur në mbledhje qeverie Damir Fazliçin. Dikush do të thoshte që Berisha e ka kthyer Shqipërinë në një pronë të familjes së vet.

-Por pse kjo opozitë, zoti Çupi, nuk i ka bërë ndonjëherë presion qeverisë për pronën private apo edhe vetë në pushtet? Çfarë kanë bërë këta për pronën private? Dhe nga ana tjetër, pse kjo qeveri, apo edhe qeveritë e tjera në 30 vite e kusur, sërish qytetarët kanë problem me pronën private?

Shiko, është një histori shumë e gjatë që e përshkruan. Është një histori e gjatë me dobësira të mëdha të ligjit, të politikës së Shqipërisë që e ka mbajtur këtë karakter, këtë figurë, këtë fenomen në një periudhë të gjatë saqë edhe sot ne merremi me të.

-Por megjithatë, zoti Çupi, kam edhe një pyetje të fundit se jemi në limit të kohës. Pse Rama merr tani aksionin për rilindjen urbane jo vetëm me shkarkimin e drejtuesve vendorë? Kemi shkrirjen e AKU-së dhe aksione për sigurinë ushqimore në vend. Janë aksione që do çojnë në çfarë?

Shiko, kjo është shumë serioze kjo që thoni dhe shpeshherë, mos ma merrni ju për keq ose vetë studio, shpeshherë ne bëjmë pyetjen “pse tani?”. Çdo gjë ka një kohë. Ajo që po bën Edi Rama është në kohën e duhur. Së pari, ky moment zbulon çfarë paska ndodhur: në kohën e zgjedhjeve, shumëkush e ka përdorur situatën për të destabilizuar ligjin, rregullin dhe qytetin. Kjo është një gjë deri diku normale në shoqëritë e dobëta siç është shoqëria jonë, por kjo gjë duhej rivënë në vend dhe duhej vazhduar me pushtetin, me qeverisjen. Së dyti, është një moment që më në fund pushteti po i shkon njeriut te shtëpia, te fëmija, te interesat e tij. Po mbrohen njerëzit nga helmimet, po mbrohen njerëzit nga kalimi në rrugë, po mbrohen njerëzit nga abuzimi, po mbrohen qytetarët e Shqipërisë nga ata që shkelin ligjin.

Kush shkel ligjin, do të thotë se ka shkelur Republikën. Nuk është e thjeshtë. Do të thotë se ka shkelur mbi ty, mbi mua, mbi interesat tona, sepse nuk shkelet ligji pa shkelur interesat e të tjerëve. Arsyeja e tretë është se është hera e parë në historinë e shtetit shqiptar që Shqipëria bëhet europiane dhe europianiste duke u nisur nga faktori themelor: njeriu dhe territori. Edi Rama ka perceptuar, si qeverisësit e mëdhenj të botës së përparuar, se do të bëjë së bashku territorin dhe individin, dhe territori dhe individi bëjnë atë që quhet demokraci, bëjnë atë që quhet republikë, bëjnë atë që quhet shtet dhe prosperitet. Ndryshe nuk mund të ketë prosperitet për një individ pa pasur territorin e kontrolluar.


        
 
Next Post

Muli dyshon te vija radikale e Ulsiut

Zbardhet vrasja e profesorit amerikan në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: Gjithçka u organizua nga gruaja e tij

Adriatik Lapaj luan "kartën" e një 60-vjeçareje, për të mos i marrë mandatin daja i Shabanit (në lojë hyn dhe Celibashi)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In