U deshën disa skuadra të MOSAD-it në terren, 200 avionë dhe 4 orë veprime luftarake që Izraeli të merrte në kontroll hapësirën ajrore iraniane, ku tashmë dronet dhe avionët izraelite veprojnë të papenguar nga asnjë sistem kundërajror iranian.
Për të krijuar idenë se sa e madhe është kjo gjë mjafton të kujtohet që as sot e kësaj dite pas 3 vjet luftimesh, Rusia nuk e ka marrë dot kontrollin e hapësirës ajrore të Ukrainës ndërkohë që Irani është 3 herë më i madh se Ukraina në territor dhe popullsi dhe Izraeli është një shtet me i vogël se Shqipëria në territor.
Për filorusët që shohin ëndrra me perandori, veprimet e izraelit që ka teknologji perëndimore ndaj Iranit që ka atë ruse, tregojnë qartë që në rast të një konflikti konvencional ajror NATO – Rusi, Perëndimit do i duhej pak kohë për të asgjësuar flotën ajrore ruse dhe për të marrë nën kontroll hapësirën ajrore ruse.
Vetë rusët e kanë të qartë këtë gjë dhe janë përqendruar tek raketat balistike ato hipersonike dhe dronet si armë terrori dhe as nuk tentojnë me të fuqizojnë flotën ajrore për të marrë nën kontroll hapësirën ajrore të Perëndimit për të cilën as nuk ka patur takatin ndonjëherë as në kohën e Traktatit të Varshaves. (E.Tafani)