Pas zyrtarizimit të Igli Tares si Drejtor Sportiv i ekipit të parë, CEO-ja i Milanit, Giorgio Furlani, ka reaguar publikisht duke vlerësuar lart profilin dhe cilësitë e drejtuesit shqiptar.
Në deklaratën e tij, Furlani theksoi se Tare është figura e duhur për të udhëhequr rikonstruktimin sportiv të klubit.
“Jemi të lumtur të mirëpresim Igli Taren në familjen kuqezi. Ai është personi i duhur për të nisur procesin tonë të rindërtimit: kompetenca, vendosmëria dhe vlerat e forta, të kombinuara me njohjen e thellë të futbollit italian dhe një vizion ndërkombëtar, e bëjnë atë profilin ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti sportiv ambicioz,” u shpreh CEO-ja i Milanit.
Ky është një hap i rëndësishëm për skuadrën kuqezi, që synon të ndërtojë një bazë të fortë për të ardhmen, duke sjellë në drejtim figura me përvojë dhe vizion të qartë drejt suksesit.