• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gazmend Bardhi padit Çlirim Pekën: Nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit

November 14, 2021
in Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka paditur administratorin e ZeniTv dhe Zeni.net Çlirim Peka.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi thotë se ky portal ka cënuar dinjitetin e tij.

Reagimi i plotë:

“Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin.

Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet.

Një nga keta raste është edhe shpifja e sotme, në adresën time nga Syri.net. Është për të ardhur keq sesi halli personal i drejtuesve të portalit e ka degraduar atë kaq shpejt.

Pas gati 3 muaj sulmesh personale, sot kanë arritur nivelin më të ulët njerëzor, duke sajuar një fotomontazh, të denjë për Sigurimin e Shtetit. Një meme mercenare, e publikuar në rrjetet sociale, Syri.net e ka sajuar si lajm për të më goditur mua për faktin e vetëm se nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit.

Kur hyra në politikë, vendosa të mos jap asnjë rëndësi lajmeve të rreme në lidhje me mua, por ky rast më ka bërë të reflektoj.

Nuk do të lejoj që për shkak të pozicionit tim politik, të cënohet morali im, dinjiteti im njerëzor dhe aq më pak familja ime! Nuk do të lejoj kurrë askënd, që me mekanizma mafiozë, si ky i sotmi, të më shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve.Për këtë arsye, kam vendosur të depozitoj padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net.

Kushdo në Syri.net apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve!”, nënvizon Bardhi.

Next Post

Bamir Topi rrëfehet për Sali Berishën: “21 Janari” na ndau përgjithmonë

Sali Berisha tentoi eliminimin e Lulzim Bashës në 2017? Plani i tij u zbulua në kohë nga SHBA

Përfundon numërimi i votave në Kosovë: Albin Kurti humbje spektakolare! Ja kush janë fituesit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved