Gim Nesho, thotë se rrethimi i News24 me policë, ka ndodhur për shkak se Edi Ramës po i vinte dita e llogaridhënies për “masakrën zgjedhore të 11 majit” dhe prandaj kryeministri po merr masa për të kontrolluar situatën. Pra mbyllja e News24 është një nga këto masa, si televizion që e luftonte shumë fort regjimin.
Nesho deklaron se “ajo që ka mësuar mirë regjimi nga Vucic dhe Maduro është kontrolli total i mediave të lira”. Pra, po realizohet kontrolli i plotë i medias së lirë News24.
Më tej ambasadori thotë se Rama “nga frika që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të jetë i vështirë apo i pamundur, po përpiqet të kapë cdo gjë”.
“Sa më afër vjen dita e llogaridhënies për regjimin Rama për masakrën zgjedhore të 11 Majit, aq më shumë regjimi merr masa ektreme për të kontrolluar situatën.” – u shpreh Nesho.
Nuk dihet me saktësi në për këtë reagim është frymëzuar nga Çim Peka, ashtu siç u shpreh për shkrimin në FoxNews apo është mendim i tij i pa ndikuar nga “shokët”.