• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjenerali Sandër Lleshaj paralajmëron Berishën: Shumë shpejt para drejtësisë!

April 14, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ka shpallur “luftë” ish-kryeministrit Sali Berisha, duke paralajmëruar shumë shpejt përballjen e tij me drejtësinë. Lleshaj ka rindezur sot debatin me Berishën, duke e bërë atë përgjegjës të akteve të dhunës në protestën e opozitës.

– Sipas gjeneralit, Sali Berisha, por edhe krerët e tjerë të opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, mbështetur dhe nga Ilir Meta, do të përballen jo vetëm me akuzën e cënimit të rendit publik, edhe me akuzën e cënimit të rendit kushtetues.

“Sot po tentohet të rrëzohen institucionet e shtetit nga të njëjtët që dje i rrëzuan ato nga brenda, por s’kanë asnjë shans ta bëjnë sot, duke përdorur dhunën. Organizatorët e protestës do të përballen me ligjin.

Problemi është që protesta po zhvendoset nga një cënim i rendit publik në një cënim të rendit kushtetues, çka do të thotë se organizatorët mund të përballen me akuzën e cënimit të rendit kushtetues”, është shprehur Lleshaj.

Kujtojmë që përplasja mes Sandër Lleshajt dhe Sali Berishës ka nisur prej kohësh, por arriti kulmin në një seancë plenare, kur ministri vendosi t’iu përgjigjej akuzave të forta të ish-kryeministrit.

Berisha ka hedhur gjithmonë akuza të forta ndaj Lleshajt, që kur Edi Rama e propozoi në postin e ministrit të Brendshëm, por ky i fundit iu përgjigj shkurtër në Kuvend, duke i thënë se nuk i ka duart me gjak si ai.

Këtu, gjenerali kishte parasysh ngjarjet e rënda, që kanë tronditur Shqipërinë në këto vite demokraci, ku Berisha ka qenë në poste drejtuese, siç është tragjedia e Gërdecit dhe “21 Janari”.

Pas kësaj deklarate, Sandër Lleshaj hodhi një tjetër hap kundër Berishës, teksa urdhëroi policinë ta kallëzonin penalisht, si dhe nisi çmontimin e “Facebook-ut” të tij, pasi prej aty ish-kryeministri bën shumë denoncime të forta kundër qeverisë socialiste, një pjesë e të cilave rezultojnë të vërteta, por që ka edhe mashtrime.

Pas kësaj, ministri i Ramës ka paralajmëruar një tjetër lëvizje edhe më madhore kundër Berishës, përballjen e tij me drejtësinë.

Next Post

Një lajm i "hidhur" për shqiptarët: Nëse ka zgjedhje pa PD-në, Paloka do iki nga politika!

Avokat bën njoftimin e fortë: Berisha dhe tabori i tij janë të trembur , Basha i kërcënuar...nga Amerika

Kush dh.unoi?! Avokatja e Popullit, mikesha e Bashës sulmon policinë: S’pajtohemi me dh.unën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved