• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë

July 7, 2025
in Aktualitet

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohej nga SPAK-u për fshehje të pasurisë.

Vendimi është dhënë ditën e sotme, pas shqyrtimit të çështjes nga GJKKO.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal”.

Procesi u bë me procedurë të zakonshme, teksa ish-magjistrati pretendonte pafajësinë, kurse vendimi u dha nga gjyqtarja Rudina Palloj.

SPAK kishte paraqitur çështjen për gjykim pranë GJKKO-së, duke kërkuar dënimin e Selimit me pretendimin se “kishte shkelur detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë dhe interesave private”.

Sipas vendimit të gjykatës, “fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë”, duke rrëzuar kështu akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme.

Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

Më 5 dhjetor 2022, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka marrë të pandehur ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkëlzen Selimin.

Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të provave për lidhje me elementë të krimit të organizuar në Fier, duke e konsideruar ish-gjyqtarin si të papërshtatshëm për vijim e ushtrimit të funksionit. Pas vendimit të KPK, SPAK nisi hetimet dhe sekuestroi pasurinë e Selimit, trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Next Post

SPAK dhe GJKKO i lanë të lirë: Paçi fatin e Berishëve!

Prishet "fshati turistik" në Theth! Rama: Skandal, prokurorja Gjeli nuk nisi hetim! Prokuroria: Nuk konsiderohet ndërtim pa leje

GJKKO e la në burg, Ilir Meta kërkon fatin e "berishëve": Apelon vendimin për ndryshimin e masës së arrestit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved