• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjoba për mosdeklarimin e parasë fizike në kufi! Doganat: Plotësoni formularin për çdo shumë mbi 10 mijë euro

July 22, 2025
in Kronike

Me rritjen e fluksit të qytetarëve në pikat kufitare, shtohen edhe problematikat sa i takon kalimit me shuma të larta monetare të padeklaruara, duke shkelur kështu legjislacionin në fuqi.

Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, u bën apel të gjithë udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, se duhet të deklarojnë pranë Doganës çdo shumë mbi 10,000 euro ose kundërvlerën e saj: para në dorë, metale të çmuara, gurë të çmuar apo sende me vlerë.

Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi (RTVK) i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar, përpara kontrollit të pasaportës nga autoritetet e Policisë dhe Autoritetet e Sigurisë. Nuk ka rëndësi mënyra e udhëtimit, e cila mund të jetë me avion, anije, makinë, motor, biçikletë, këmbë.

Plotësimi i formularit është falas, por duhet të shoqërohet me dokumente justifikuese të burimit të të ardhurave.

Po ashtu nuk ka rëndësi ku mbahen vlerat monetare: në çantën e dorës, në bagazhe, në mjetin me të cilin udhëtohet apo nëse mjetet monetare janë apo nuk janë në pronësinë e udhëtarëve.

Referuar legjislacionit në fuqi mosdeklarimi apo deklarimi i rremë ndëshkohet me gjobë dhe, në disa raste, trajtohet sipas Kodit Penal.

Konkretisht, për shumat nga 10 000 – 19 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 20 mijë lekë për herën e parë, 10 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 30 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat nga 20 000 – 49 999 euro ose kundërvlerën e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 40 mijë lekë për herën e parë, 20 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 40 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera; për shumat mbi 50 000 euro ose kundërvlera e tyre në monedha të tjera të huaja, gjoba është në shumën 60 mijë lekë për herën e parë, 30 % të vlerës së padeklaruar për herën e dytë, si dhe 50 % të vlerës së padeklaruar për rastet e tjera.

Gjobat aplikohen për mosdeklarim në kufi

Vlera e padeklaruar Masa e gjobës fillestare Përsëritja e shkeljes

10.000 -19.999 euro 20 mijë lekë 10-30% e vlerës së fshehur

20 000 – 49 999 euro 40 mijë lekë 20-40% e vlerës së fshehur

Mbi 50 000 euro 60 mijë lekë 30-40% e vlerës së fshehur

Next Post

BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë, ja çfarë përfshin

Akropoli mbyllet për shkak të temperaturave të larta

"Lista e zezë"?! Këta 5 lojtarë duhet të largohen me patjetër nga Real Madrid

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved