• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjyqtarët dhe prokurorët që luajnë bixhoz, si e përdhosën drejtësinë Berisha-Meta

July 8, 2018
in Debat

Një listë e gjatë me gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar para në bixhoz tashmë është në duart e komisionit të Vetingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Drejtësia shqiptare, nën hijen e dyshes famëkeqe Berisha-Meta, ka njohur një degradim të paimagjinueshëm. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në të gjitha nivelet e piramidës së drejtësisë, rezultojnë ose të paktën e paraqesin veten si kumarxhinj të regjur. Bixhozxhinjtë e drejtësisë kanë dalë ‘mbi ujë’ pas hapjes së letrave nga Vetingu. Dhe këta kumarxhinj nuk fitojnë shuma modeste si çunat e lagjes, por shuma deri në 50 mijë dollarë.

Prokurori Artur Selmani, kandidat për Prokuror të Përgjithshëm, ka fituar në skedina nga viti 2007 deri në vitin 2009, plot 10 mijë dollarë. Këto para si ka deklaruar si pjesë të pasurisë së tij.

Një tjetër prokuror, Luan Kaloçi, i shkarkuar kohët e fundit nga Vetingu, ka fituar 58 milionë lekë të vjetra në lloto.

Me këto para deshi të justifikonte një pjesë të pasurisë, por komisioni i Vetingut u tregua i prerë, duke e shkarkuar. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Klinton Spahiu, ka fituar në llotot sportive rreth 27 milionë lekë.

Një listë e gjatë me gjyqtarë dhe prokurorë që kanë fituar para në bixhoz tashmë është në duart e komisionit të Vetingut dhe të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Me ngushtimin e lakut të drejtësisë, një pjesë e tyre kanë luajtur çdo gurë për të korrigjuar deklaratat e pasurisë, për të fshirë të dhënat për paratë që kanë fituar në bixhoz. Ata nuk e kanë marrë me mend se do të vinte një ditë dhe do të jepnin llogari.

Hetuesit amerikanë dhe evropianë që kanë në dorë dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë dyshime se çështja e skedinave është thjeshtë një marifet për të legalizuar paratë që kanë marrë ryshfet në këmbim të vendimeve të padrejta.

Por ky dyshim nuk mund të vërtetohet pasi për fituesit e basteve nuk ka gjurmë. Ata që luan realisht bixhoz janë politikanët, drejtorët e administratës dhe drejtorët e bankave. Politikanët e të dy krahëve, një pjesë të parave që kanë siguruar përmes trafiqeve dhe korrupsionit, i lënë në bixhoz./Pamfleti

Next Post

Përplasje me armë mes të rinjve në Dhërmi, plagosen disa persona

I zuri soleta e uzinës teksa po kërkonin për skrap, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër nga Laçi

Përplasje me armë në Dhërmi, policia në ndjekje të BMW me 4 djem, arrestohet 21 vjeçari

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved