• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Gjyqtari me hotel e pallat Erjon Bani: I fus njerëzit në burg që të kënaq opinionin publik?! Si i ndryshuan prindërit çam emrat duke u bërë grek me 15 apartamente, dyqane dhe garazhe në Sarandë?

February 21, 2025
in Aktualitet, Dosja X

“Në situatën aktuale, ekziston një opinion mosbesues nga opinioni shoqëror, por edhe nga institucionet ndërkombëtare ndaj organeve shtetërore dhe në veçanti ndaj organeve të drejtësisë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Mbizotëron një opinion mosbesues se organet shtetërore dhe organet e drejtësisë nuk kryejnë detyrën e tyre në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe nuk ndëshkojnë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”.

Me këtë arsyetim, gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani, la në burg ish ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën. Sipas gjyqtarit me hotel dhe pallat në Sarandë, i dyshuari duhet të qëndronte në burg jo se paraqiste rrezikshmëri të lartë shoqërore apo se mund të prishte provat e hetimit, siç kërkohet nga ligji për vendime të tilla të ndërmjetme, por për imazhin e institucioneve shqiptare përballë ndërkombëtarëve. Pra, një ish zyrtar i lartë, sipas këtij gjyqtari, duhet të qëndrojë në burg për të përmirësuar imazhin e drejtësisë. As gjyqtarët e regjimit komunist nuk arrinin deri në këtë pikë.

Do të mjaftonte vetëm ky vendim skandaloz dhe gati kriminal që ‘gjumashi’ i ILD-së, Artur Metani të zgjohej nga gjumi dhe të niste procedim disiplinor për gjyqtarin Erjon Bani.

Po vetë gjyqtari Erjon Bani a është në konflikt me ligjin?

A ka gënjyer me plotësimin e formularin e dekriminalizimit?

A e ka fshehur një dënim kur ka qenë 17 vjeç?

Burg për Beqajn, mbrojtje për shokët në dosjen ‘Toyota Yaris’

Gjyqtari Erjon Bani, duke tejkaluar edhe kërkesat e prokurorit të çështjes, kërkoi të futej në burg ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Jo vetëm kaq. Por, në shkelje të Kodit Etik, gjyqtari Erjon Bani u prononcua në media për dosjen e sterilizimit. Duke dalë jashtë komptencave, Bani u shpreh në media për skenare, bëri parashikime si Baba Vanga, insinuata, foli për persona të implikuar, duke bërë politikë, ndërkohë që nuk ishte as gjyqtar themeli, por paraprak.

Nga ana tjetër, gjyqtari Erjon Bani ka miratuar masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK për dosjen Toyota Yaris. Gjyqtari urdhëroi që të mos publikoheshin detaje nga kjo dosje. Në dosjen Toyota Yaris, përveç emrave që janë bërë publikë, rezultojnë të inplikuar edhe 15 magjistratë dhe ish magjistratë. Gjyqtari nuk i la asnjë detyrë SPAK për hetimin e tyre, ndërsa për Ilir Beqajn kërkoi të futej në burg. Disa nga magjistratët e implikuar në dosjen Toyota Yaris kanë njohje me Erjon Banin.

Vendime në konflikt interesi

Në vitin 2022, Erjon Bani shpalli të pafajshme ish anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja, e akuzuar nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash. Vendimi është në konflikt flagrant interesi. Gjyqtari Erjon Bani u konfirmua në detyrë në Tetor 2021 nga një trupë e Vetingut, ku bënte pjesë edhe e pandehura, Etleda Çiftja, e shpallur e pafajshme nga Bani. Çiftja kishte votuar pro Banit, i cili nga ana e tij i ktheu reston, duke e shpallur të pafajshme, në vend që të hiqte dorë nga gjykimi.

Erjon Bani me hotel dhe pallat

Në maj të vitit 2021, gjyqtari Erjon Bani, i konsideruar dje si ekstremist i PD-së nga kryeministri Edi Rama, kaloi me lehtësi procesin e Vetingut, edhe pse sipas ILKPKI nuk e kishte deklaruar pasurinë saktë dhe në përputhje me ligjin. Gjyqtari pranë GJKKO Erjon Bani tha gjatë procesit të Vetingut se kishte banuar me qira në Tiranë deri në vitin 2015, kur kishte marrë në përdorim një apartament në emrin e prindërve, duke krijuar përshtypjen e një prej magjistratëve më tê varfër të sistemit.

Prindërit çamë të Erjon Banit, Ramiz Bajram Bani dhe Irfane Muhamet Bani i ndryshuan emrat duke i bërë grekë në vitet 1995 dhe 1996; Jani dhe Eleni.

Ky është hoteli ‘Santa Lucia’ në Rrugën Gjergj Araniti në Sarandë. Është një godinë me 5 kate. Hoteli është në emrin e babait të gjyqtarit Erjon Bani, Jani Bani, i cili ka punuar si magaziner, një punë e nderuar, por që nuk mjafton për të bërë hotele dhe pallate.

Është një investim me vlerë qindra mijëra euro. Hoteli nuk figuron askund në dosjen e Komisionit të Vetingut për pasurinë e gjyqtarit Erjon Bani.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit ky hotel figuron si bar-kafe, internet.

Cili është burimi i këtij investimi? A është kjo një pasuri e fshehur e gjyqtarit Erjon Bani?

Në emrin e prindërve pensionistë të gjyqtarit Erjon Bani rezultojnë edhe 15 pasuri të tjera të paluajtshme si apartamente, dyqane dhe garazhe. Në fakt bëhet fjalë për një pallat. Në Sarandë.
-Apartament 104 m2 në Tiranë, në emrin e Jani dhe Eleni Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 80 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 57 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Apartament 76 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Dyqan 174 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Dyqan 32 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Truall 347 m2, në Sarandë, në emrin e Jani Bani.
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani
-Garazh 28 m2 në Sarandë, në emrin e Jani Bani

Next Post

Brett Kavanaugh përballë Ols Violinës, hamshorit me shumë gra, pallat e çekiç në dorë

Si Belinda Balluku, zëvendësi i saj Ami Kozeli dhe drejtorët u japin tendera familjarëve të tyre. Korrupsion, konflikt interesi dhe kompani me skema offshore

Kash Patel është drejtori i ri i FBI-së amerikane

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved