• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse

October 2, 2024
in Diaspora

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëseZjarre në Greqi

Redaksia
1 Tetor, 15:46 | Përditesimi: 1 Tetor, 15:48
Share

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Qindra zjarrfikës dhe vullnetarë në jugun e Greqisë kanë luftuar një zjarr masiv për të tretën ditë radhazi, që ka vrarë dy persona dhe ka shkatërruar një zonë të madhe pyjore, duke nxitur premtime për ndihmë nga vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Tre avionë për shuarjen e zjarreve me ujë pritet të mbërrijnë nga Italia dhe Kroacia më vonë të martën, pasi Greqia kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të emergjencave civile të bllokut evropian.

Shërbimi grek i zjarrfikësve tha se më shumë se 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga 20 avionë, ishin angazhuar në luftën kundër zjarreve në malet e Korinthisë, në rajonin e Peloponezit.

Autoritetet u shprehën optimiste pasi fronti kryesor i zjarrit ishte shuar, duke lënë një numër të madh zjarresh më të vogla të shpërndara. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ky sukses do të vazhdojë kur erërat të rriten sërish, duke rrezikuar përhapjen më të madhe të flakëve sërish.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se puna e zjarrfikësve ishtë vështirësuar fillimisht nga terreni i vështirë dhe rrjeti i dobët rrugor.

“Gjatë fazës së parë, vendimtare të zjarrit, zjarrfikësit patën vështirësi të mëdha për të arritur zjarrin për shkak të rrugëve të ngushta”, tha ai. “Shumë gryka dhe erërat e forta që frynin atë ditë penguan shumë përpjekjet e zjarrfikësve”, shtoi Marinakis.

Zyrtarët urdhëruan që një fshat tjetër të evakuohej si masë paraprake të martën, një ditë pasi dhjetëra urdhra të ngjashëm ishin dhënë në zona të tjera.

Zjarri shkatërroi një kishë historike në male dhe raportohet se dëmtoi edhe ndërtesa jashtë fshatrave të rrezikuara, por shërbimi i zjarrfikësve nuk dha më shumë detaje.

Dy viktimat u identifikuan si banorë vendas që mbetën të bllokuar të dielën mbrëma nga flakët që u shpërndanë me shpejtësi.

Greqia, ashtu si vendet e tjera të Evropës Jugore, përballet çdo verë me zjarre shkatërruese pyjore që janë përkeqësuar nga ngrohja globale. Gjatë muajve të fundit, shërbimi i zjarrfikësve është përballur me më shumë se 4.500 zjarre pyjore.

Kjo verë ishte cilësuar si sezoni më i rrezikshëm për zjarret në dy dekadat e fundit, pasi terreni ishte tharë nga një thatësirë e gjatë dhe valët e nxehtësisë në fillim të verës.

Megjithatë, investimet e mëdha të Greqisë në avionë të shtuar për shuarjen e zjarreve me ujë, dronë për paralajmërim dhe pajisje të tjera, kanë bërë që shumica e zjarreve të shuhen pak pasi kanë shpërthyer./ REL

Next Post

Champions League: Real Madrid, Bayern e Juventus në udhëtim! Liverpool pret sot Bolognan

IDF: Alarm ajror në shumë zona në Izraelin verior! Media: Tel Avivi po përgatit hakmarrje të rëndësishme!

"Koçi i Teta Ollgës" Vasillaq Vangjeli, largimi me pengje i aktorit

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved