• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

“Halli” është se kush guxon t’i mbyllë gojën Berishës!

February 25, 2020
in Blog

Nga Alba Malltezi

Katër shoqata të grave që veprojnë në Shqipëri janë bërë bashkë për të dënuar fjalorin e rëndë që politika përdor për të sulmuar “armiqtë”. Shembujt janë të shumtë në të përditshmen tonë sa herë që bëhet fjalë për të kundërshtuar një mendim apo veprim ndryshe.

Në të vërtetë është një problem që nis në bërthamë. Duket se është një “ves” që nuk përjashton askënd, sigurisht politika apo personat VIP janë më të dukshëm, më në piedestal. E megjithatë zërat në publik që e vënë re, dhe të paktën përpiqen të korrigjohen apo të ndryshojnë po shtohen. Për shembull disa zëra në median shqiptare, shpeshherë tepër agresivë, sot duken më të butë dhe reflektivë.

Në politikë gjithashtu ka zëra që tregojnë se kanë dëshirë për të ndryshuar. I vetëpërmbajtur dhe konstruktiv këto kohë po përpiqet të tregohet lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Deri kur? Shpresojmë që maturia, sjellja qytetare dhe mprehtësia kritike si opozitar, ta kenë pushtuar përgjithnjë.

Presidenti i Republikës Ilir Meta shfaqet i dyzuar: Një ditë superagresiv, të nesërmen i butë e me mace në dorë. Duket që janë përpjekje për të mbajtur të tijën “qetësi e dashuri”, por duket se për të është ende shumë e vështirë të shkëputet nga bërthama e trazuar nga e cila është përbërë.

Nuk heqin dorë nga disa metoda ofenduese ish-kreu i PD-së Sali Berisha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Maturia, pjekuria, qytetaria në komunikim, duket e vështirë për të dy eksponentët e lartë të politikës shqiptare. Në të vërtetë ishte rasti i fundit i sulmit të Kryemadhit ndaj Ministres së Drejtësisë Gjonaj, që vuri në lëvizje 4 shoqatat e grave.

E megjithatë, nëse e vini re, asnjë shoqatë, deri më sot nuk ka dalë “t’i mbyllë” gojën e ofendimeve ish-kryeministrit Berisha. Në gjithë këto vite i lënë i lirë të shajë e të bëjë intriga për cilindo kundërshtar, ka infektuar një pjesë të mirë të opinionit publik që merr frymëzim pikërisht nga ai.

Nuk është e rastit që shoqatat e grave ngrenë zërin dhe kërkojnë “t’i mbyllet goja” një gruaje si Monika Kryemadhi. Eshtë më e lehtë dhe më e kollajtë me të. Një burri si Sali Berisha, janë të paktë ata që guxojnë t’i thonë se ç’duhet të bëjë. Sidomos të mbyllë gojën ndaj ofendimeve dhe sharjeve vulgare për këdo. Frika ndaj tij ende ekziston. / Shqiptarja. com

Next Post

Fillon "vjedhja" e këshilltarëve gjerman: Lulzim Basha ka Henze-n, Ilir Meta i vjedh me një dekoratë Hansin (Foto)

SKEMA: Zbulohen fijet sesi Aleksandër Frangaj, përfitoi 12 milionë euro nga qeveria Berisha

Rikthehet trendi “polak”: Hyrjet nga Polonia rriten me 40%, më e larta e të gjitha shteteve për janarin

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved