Postimit të Flutura Açkës ditën e sotme ku shprehej se Gazment Bardhi po përçan PD dhe se postin e kreut të grupit e meriton Luçiano Boçi, i është përgjigjur këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu.
Ai ka rikujtuar një postim të bërë në vitin 2021 nga Açka, e cila i drejtohej Bardhit me superlativa.
“Heroi im: Gazmend Bardhi. Sa ditë plot emocione e prani njerëzore e mbrëmje miqësore nën shtjellë duhani kemi ndarë në këto javë!
Me djem të tillë pastër, të qeshur, të mençur, shpirtbukur e profesionistë dhe të pakompromis, e kemi gatuar fitoren dhe do të garantojmë një qeverisje të shëndetshme nesër”, shkruante Açka, postim të cilin e ka sjellë Logu.
Vetëm se nëse do t’i hyjmë kësaj loje, atëhere fjala vjen, mund të postojmë edhe se çfarë thoshte Sali Berisha për “tradhtarin” e besëprerin” Lulzim Basha.