• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hetimi për shkeljet me shtetësitë, institucionet dorëzojnë dosjet e para në Kuvend, qindra dokumente kundër presidentit

December 7, 2020
in Aktualitet, Debat

Partia Socialiste është e vendosur për t’i shkuar deri në fund hetimit të presidentit Ilir Meta sa i takon dhënies pa kriter të nënshtetësive, ndërsa po kompleton dosjen që do të përdorë kundër kreut të shtetit, në mënyrë që të “gozhdojë” këtë të fundit.

Pak ditë më parë dolën në dritë skandalet e presidentit Meta, i cili nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet, duke iu dhënë nënshtetësinë shqiptare një sërë personave të panjohur. Sipas mediave, këta individë janë pajisur me pasaportë nga kreu i shtetit edhe pse nuk janë pjesë e listës së personave që hyjnë tek “interesi kombëtar” apo “meritat e veçanta”, siç parashtron ligji për dhënien e shtetësisë.

Për këtë arsye Komisioni i Sigurisë fillimisht zhvilloi një seancë dëgjimore me gazetarin që denoncoi skandalin me shtetësitë, ndërsa më pas iu drejtua me shkresa plot 14 institucioneve për të marrë informacione sa më të plota se si qëndron e vërteta.

Institucionet dorëzojnë dosjet e para në Kuvend

Por edhe pse duket se kjo se kjo çështje ka humbur dhe nuk është më në vëmendjen e publikut, gazeta ka mësuar se në tryezën e Komisionit të Sigurisë kanë mbërritur dosjet e para. Sipas informacioneve, mësohet se disa nga 14 institucionet kanë dorëzuar dosjet e tyre si përgjigje për kërkesat e komisionit, ndërsa bie në sy fakti se janë qindra dokumente që “nxijnë” punën e presidentit Ilir Meta, sa i takon rolit të tij në dhënien e shtetësive.

Në këtë kontekst, mësohet se mësohet se Komisioni i Sigurisë i është i vendosur për të hetuar me detaje veprimtarinë e kreut të shtetit për shtetësitë, kjo edhe për shkak se kjo si çështje ka një ndjeshmëri shumë të lartë. Kështu, burime nga komisioni i pohuan gazetës se sapo të gjithë institucionet ndaj të cilëve është kërkuar informacion do të dorëzojnë dosjet e tyre, do të thirret mbledhja ku do të shikohet dhe kalojnë në filtra të gjitha dokumentacionet, të cilët do të hedhin dritë se si qëndron e vërteta.

Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Por duke qenë se në institucionet e para që kanë dorëzua dosjet rezulton se ka plot fakte kundër kreut të shtetit, gjasat për një hetim më të thelluar nga ana e prokurorisë nuk përjashtohen. Kjo pasi edhe vetë deputetët e mazhorancës socialiste apo opozitës parlamentare e kanë kërkuar këtë gjë.

Ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” pak ditë më parë, i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për presidentin Ilir Meta, sa i takon skandaleve për nënshtetësitë, por edhe sa i takon thirrjeve të tij për përmbysjen e qeverisë, të cilat i ka quajtur si anti-kushtetuese.

“Unë i qëndroj atyre që kam thënë dhe mendoj se nëse nuk arrestohet presidenti Ilir Meta, SPAK, BKH dhe prokuroria ka rënë. Ilir Meta duhet të arrestohet në flagrancë për thirrjet anti-kushtetuese që bën për përmbysjen e rendit me dhunë, gjuhën e shfrenuar politike dhe skandalin me shtetësitë. Këtë nuk e them si politikan, por e them në emër të mijëra qytetarëve që kërkojnë arrestimin e Metës që ka grabitur këtë popull dhe vra 4 protestues të pafajshëm në 21 janar”, deklaroi Çela.

Ndërkohë edhe deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë me gazetarin Adriatik Doçi ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për dhënien e nënshtetësive nga presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Murrizi vuri theksin edhe tek diferenca e madhe mes numrit të nënshtetësisë të dhëna nga presidenti Meta dhe presidentët e kaluar.

Next Post

Petro Koçi: Berisha gjuhë fashiste ndaj LANÇ, Meta ka denigruar Presidencën dhe nuk na tremb dot me sulmet e tij

“Askush nuk do mbetet vetëm përballë çdo pabesie”! Kryeministri Rama del me mesazhin e rëndësishëm që në mëngjes (Video)

Krisen raportet Basha-Meta, kreu i PD refuzon të negociojë për strategjinë e zgjedhjeve dhe qeverinë e re, presidenti shton presionet

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved