• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
  • sq
    • sq
    • en
    • it
Sunday, September 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hipokrizia e Ministrit të Drejtësisë me Drejtësinë

September 1, 2025
in Blog

Mero Baze

Ka shumë reagime rreth mbështetjes publike që Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë ndaj qëndrimeve kritike të Kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve, që kanë marrë vendime që cenojnë interesin publik.

Në të vërtetë, qëndrimet publike të Ministrit të Drejtësisë janë një gjë pozitive në një Republikë ku drejtësia e re është në provë, dhe reagimet publike të Ministrit të Drejtësisë mund të gdhendin në publik fytyrën e standardeve të qeverisë për drejtësinë, nëse ai do ta kthente këtë në një praktikë normale pune.

Por a i përfaqësojnë qëndrimet e Ulsi Manjës si Ministër i Drejtësisë standardet që ka qeveria për drejtësinë e re?

Së pari, reagimi i tij është për disa vendime periferike të drejtësisë, që i shërbejnë kryeministrit më shumë për të vizatuar rrumpallën që është bërë me hapësirat publike sesa rrumpallën që është bërë me drejtësinë.

Është një reagim për dytësore të përditshmërisë së qeverisjes. Është një episod i vogël, i zmadhuar artificialisht, për të dhënë mesazhin se Ministri i Drejtësisë nuk mund të qëndrojë pasiv e të heshtë kur “drejtësia bëhet e padrejtë”.

Pikërisht këtu qëndron fytyra e vërtetë e hipokrizisë. Në një republikë që pretendon se është ndërtuar mbi parimet e lirisë, ku çdo kushtetutë moderne shpall të drejtat dhe liritë themelore si të paprekshme, të patjetërsueshme dhe të pacënueshme, këto parime shkelen përditë me çizme. Dhe kur ky themel shkatërrohet barbarisht, ministri nuk ngre zërin. Madje, jo vetëm që nuk ngre zërin, por e ka vizatuar veten si një sekser mes qeverisë dhe prokurorëve abuzues me liritë e të drejtat e njeriut.

Rastet janë flagrante: nga qytetarët më të thjeshtë deri te figura me profil të lartë politik si Ilir Meta, Erion Veliaj dhe disa ish-kryetarë bashkish që janë rrasur në qeli për statistika të SPAK, duke iu mohuar në shumë raste liritë themelore të një qytetari nën hetim.

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës iu hoq e drejta për të ushtruar funksionin jo me një vendim për fajësi a pafajësi, por me një masë sigurie të paligjshme, të pajustifikueshme, krejtësisht antikushtetuese. I mohohet e drejta të komunikojë me vartësit, i mohohet e drejta elementare për t’u mbrojtur. Hetimi nuk kryhet nga prokurorë, por nga noterë të emëruar në shpërdorim detyre. Telefonat përgjohen pa vendim gjykate. Dëshmitarët intimidohen e sugjestionohen me dhunë. Ligjet miratohen në salla gjyqesh, jo në parlament. Funksionarët publikë nuk hetohen për korrupsion, por për mendimet e tyre profesionale. Të pafajshmit dënohen për statistika. Hetimet kthehen në dosje të fabrikuara, në ndjekje politike të stilit të errët të Sigurimit të Shtetit. Kështu shpërfytyrohen liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe përmbyset Republika.

Ilir Meta, i zgjedhur President, Kryeministër dhe Kryetar Parlamenti, ndoshta në mënyrë të pa merituar, është përdhunuar nga SPAK duke u arrestuar një vit më parë për një çështje që nuk rrezikonte asgjë: të hetohej në liri dhe të përfundonte në gjykatë. Shqipëria vërtet nuk i ka ndonjë borxh Ilir Metës, por ne i detyrohemi institucionit të Presidentit apo Kryeministrit dhe seriozitetit të historisë së shtetit, që figura të tilla me profil të lartë të jenë shembull i hetimit dhe gjykimit, dhe mbi të gjitha seriozitetit të drejtësisë. Pasi kur qytetarët shikojnë që ata masakrohen, natyrisht nuk presin më asgjë prej drejtësisë për veten e tyre, sepse ata nuk kanë as kujt t’i tregojnë që po masakrohen.

Megjithatë, për këtë nuk dëgjohet asnjë kritikë nga ministri. Asnjë fjalë. Asnjë zë. Përkundrazi, nga goja e tij dëgjohet i njëjti refren monoton, i njëjti tingull servil: “ne e mbështesim drejtësinë”. Më tej ironia bëhet edhe më therëse: autorët e kësaj masakre antikushtetuese, njerëzit që dhunojnë liritë dhe përmbysin demokracinë, shpallen publikisht si “njerëz me integritet”. Një teatër i shëmtuar, ku krimi institucional shitet si virtyt dhe padrejtësia si moral.

Kjo nuk është thjesht e papranueshme, është një hipokrizi. Sepse nuk ka krim institucional më të rëndë sesa të përmbysësh një pushtet të zgjedhur me votë, jo me gjykim për fajësi apo pafajësi, por me një masë sigurie të ngritur mbi dyshime. Pa gjykim mbi meritën. Pa vendim mbi fajësinë. Pa garanci të procesit të rregullt ligjor. Ky nuk është një episod i vogël i përditshmërisë. Ky është një akt i rëndë, një atentat ndaj demokracisë.

Këtu ministri duhet të bërtasë, duhet të ulërasë, por pikërisht këtu i mbyllet goja dhe i shtohet dëshira të bëhet palë e represionit policor në burgje kundër kolegëve të vet, vetëm që të krijojë besim si sekser me drejtësinë e deformuar.

Ky është paradoksi. Kjo është hipokrizia. Kjo është tallja. Sepse kur preket ndonjë prishje periferike, gjuha e ministrit shpërthen me ashpërsi dhe akuza ndaj gjyqësorit. Por kur preket themeli i Republikës, kur dhunohen liritë dhe të drejtat kushtetuese, ministri nuk flet. Nuk sheh. Nuk dëgjon. Bëhet i verbër, i shurdhër dhe i heshtur përballë masakrës kushtetuese.

Ky nuk është parim. Nuk është standard. Nuk është drejtësi. Është politikë e vogël, servilizëm i neveritshëm institucional. Sepse një ministër që sulmon gjyqësorin vetëm për t’iu servilosur pa nevojë kryeministrit dhe pastaj mbyll gojën kur shkelet vetë demokracia dhe liritë e të drejtat themelore të qytetarëve të një vendi të lirë, ngjan më shumë si noter publik i një drejtësie po aq hipokrite sa ai vetë.

Ky qëndrim mund të përfaqësojë hipokrizinë e shumë socialistëve për të mbyllur sytë dhe për të ulur kokën me atë që po ndodh, por nuk përfaqëson qëndrimin e shumicës ndaj drejtësisë së re. Pasi kjo do të ishte më e rëndë për Shqipërinë sesa halli i Ulsiut për t’u bërë prapë ministër.

Next Post

Ekzekutoi në Shqipëri gruan që mbante në dorë fëmijën e sapolindur, “Daily Mail” investigim për vrasësin nga Berati: Si u fut dy herë ilegalisht në Angli?!

Muli shtyn me një javë deklarimin e pagesës për La Civitën

Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave të rrjeteve sociale: Sa paguhen influencerët në Shqipëri?

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved